Collector
Giriş Yap
E guximshme dhe ndryshe, Doja Cat bëhet qendra e vëmendjes në Paris | Collector
E guximshme dhe ndryshe, Doja Cat bëhet qendra e vëmendjes në Paris

E guximshme dhe ndryshe, Doja Cat bëhet qendra e vëmendjes në Paris

Doja Cat ka tërhequr vëmendjen në Paris gjatë prezantimit të bashkëpunimit të saj më të ri me markën e njohur të kozmetikës MAC. Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq në eventin e organizuar në Sephora, në Champs-Élysées, me një veshje të veçantë dhe jashtë kornizave tradicionale të modës. Artistja zgjodhi një fustan transparent me dizajn voluminoz, i kombinuar me detaje artistike dhe aksesorë të pazakontë, duke konfirmuar edhe një herë stilin e saj unik dhe eksperimental, shkruan DailyMail. Pamja u plotësua me çorape transparente deri në gju, një aksesor në kokë bardh e zi dhe një grim të theksuar. Paraqitja e saj u bë në kuadër të promovimit të koleksionit të ri “Doja Cat Gorgeous Nude Lip”, një edicion i limituar i produkteve për buzët, i krijuar në bashkëpunim me MAC. Ky projekt vjen si vazhdim i partneritetit mes këngëtares dhe markës, pas suksesit të koleksioneve të mëparshme. Përveç angazhimeve profesionale, Doja Cat ka folur së fundmi edhe për sfidat personale me të cilat është përballur. Në një intervistë të fundit, ajo tregoi se diagnoza e saj me çrregullim të personalitetit kufitar e ka bërë më të vështirë ndërtimin e besimit në marrëdhëniet romantike. Këngëtarja theksoi se prej vitesh ndjek terapi dhe po punon vazhdimisht me veten për të menaxhuar emocionet dhe pasiguritë e saj, duke treguar një anë më të ndjeshme larg skenës dhe dritave të famës. /Telegrafi/

Go to News Site