Telegrafi
Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për kryerjen e veprës penale "Asgjësimi i dokumenteve të votimit". "Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme, më 07.06.2026, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në fshatin Jabllanicë të Prizrenit, i pandehuri A.D., në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, ka marrë dhe fshehur gjashtë (6) fletëvotime të paplotësuara, të cilat paraprakisht i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimeve", thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Prokuroria Themelore në Prizren thotë se do të trajtojë me prioritet të të gjitha rasteve që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve. "Prokuroria në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi", vijon tutje njoftimi./Telegrafi/
Go to News Site