Collector
Ndalohet një person nga Tetova në aeroportin e Shkupit, dyshohet për grabitje të një bastore sportive | Collector
Ndalohet një person nga Tetova në aeroportin e Shkupit, dyshohet për grabitje të një bastore sportive
Telegrafi

Ndalohet një person nga Tetova në aeroportin e Shkupit, dyshohet për grabitje të një bastore sportive

MPB Maqedoni njofton se zyrtarët policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot (08.06.2026) në orën 11:30 të mëngjesit arrestuan R.Z. (26) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "grabitje" sipas nenit 237 të Kodit Penal. "Më herët gjatë natës, në orën 02:00 të mëngjesit në Stacionin Policor të Tetovës, punonjësi G.S. (38) nga Tetova ka raportuar se në një bastore sportive në Tetovë, një person me kërcënim me një objekt të mprehtë, i ka marrë paratë nga qarkullimi ditor". "Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse", thonë nga MPB.

Go to News Site