Collector
Si e mbajti Dua Lipa trupin në super formë për dasmën e saj madhështore në Itali | Collector
Si e mbajti Dua Lipa trupin në super formë për dasmën e saj madhështore në Itali
Telegrafi

Si e mbajti Dua Lipa trupin në super formë për dasmën e saj madhështore në Itali

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në dasmën madhështore me Callum Turner në Itali, por pas pamjes së saj të shkëlqyer qëndron një përkushtim i vazhdueshëm ndaj aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm. Këngëtarja 30-vjeçare njihet për stilin aktiv të jetesës dhe, sipas mediave të huaja, nuk i ndërpreu stërvitjet as gjatë ditëve të dasmës. Ajo u pa duke shkuar në palestër së bashku me partnerin e saj vetëm pak para nisjes së festimeve, shkruan DailyMail. Rutina e saj përfshin ushtrime intensive që ndihmojnë në djegien e kalorive, stërvitje për forcimin e muskujve, vrap dhe Pilates. Dua ka treguar se i pëlqejnë seancat e shkurtra, por energjike, të cilat e ndihmojnë të qëndrojë në formë edhe gjatë periudhave të ngarkuara me koncerte dhe udhëtime. Edhe ushqimi zë një vend të rëndësishëm në përditshmërinë e saj. Ajo konsumon kryesisht ushqime të pasura me proteina, si vezë, mish pule, peshk, fruta dhe perime të freskëta, ndërsa përpiqet të shmangë bukën dhe ushqimet e rënda. Përveç stërvitjes dhe dietës, Dua i kushton rëndësi edhe pushimit, gjumit të mjaftueshëm dhe ushtrimeve relaksuese si joga. Sipas saj, kujdesi për trupin dhe mendjen është çelësi për të pasur energji, për të përballuar ritmin e punës dhe për t’u ndier mirë çdo ditë. /Telegrafi/

Go to News Site