Telegrafi
Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën, përfshirë dy në gjendje të rëndë, nga të shtëna me armë në zonën Kochav Ya'ir në Izraelin qendror. Incidenti ndodhi në zonën e Sharonit Jugor. Policia izraelite tha se i dyshuari për sulm u “neutralizua” dhe se një automjet i lidhur me “sulmin” është gjetur. Summary of incidents in the South Sharon area MDA paramedics and EMTs pronounced the death of a man approximately 35 years old with gunshot wounds, and treated and evacuated to Meir and Beilinson hospitals five injured casualties, two in serious condition and three moderate. pic.twitter.com/eKsDJ8HAZo — Magen David Adom (@Mdais) June 7, 2026 Ndaj të shtënave ka reaguar Ministri i sigurisë i Izraelit, Itama Ben-Gvir. Ai ka pretenduar se ishte një sulm "terrorist" dhe kërcënoi me pasoja. “Nëse terroristi kapet i gjallë, ai do të ekzekutohet - ky është ligji dhe ne do të kërkojmë zbatimin e tij”, tha Ben-Gvir. "Gjaku hebre nuk është i pavlefshëm”, shtoi ai. /Telegrafi/
Go to News Site