Collector
Trump ndërpret papritur intervistën televizive | Collector
Trump ndërpret papritur intervistën televizive
Telegrafi

Trump ndërpret papritur intervistën televizive

Presidenti amerikan Donald Trump dukshëm i shqetësuar u largua me shpejtësi nga intervista e tij me emisionin “Meet the Press” të NBC News, pas një shkëmbimi të ashpër me një gazetare që e pyeti për pretendimet e tij se zgjedhjet e vitit 2020 ishin të manipuluara. Trump sulmoi moderatoren Kristen Welker pasi ajo këmbënguli se ai nuk arriti të ofronte asnjë provë në lidhje me akuzat e tij të diskutueshme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “vjedhur” prej tij, transmeton Telegrafi. “Je një rrjet i njëanshëm i korruptuar”, me nervozizëm tha Trump gjatë intervistës, e cila u transmetua të dielën. “Le ta ndërpresim sepse kam pasur mjaft. Faleminderit, e dashur. Kalofshi mirë”, shtoi presidenti amerikan. Welker iu lut Trump të vazhdonte, duke kujtuar se si ajo shkoi në Wisconsin për intervistën, por presidenti kishte mbaruar. “U ula në shi me ty për një orë”, u ankua ai. “Herë pas here në shi, dhe të kam dhënë kohë të mjaftueshme. Duhet ta rregullosh shtypin tënd. Një vend nuk mund të jetë kurrë i shkëlqyer me një shtyp të pandershëm”, shtoi ai. Pasi transmetoi atë shkëmbim të ashpër, Welker zbuloi se ajo foli me Trumpin më pas dhe ai pranoi të bënte një intervistë pasuese me të. /Telegrafi/ WOW -- Trump crashes out and cuts his interview with Welker short as she presses him on his lack of evidence for claiming elections are rigged "You're either crooked or you're stupid. Let's call it quits. Because I've had enough. Thank you darling," he tells her." "I traveled… pic.twitter.com/qQaNIDnX4y — Aaron Rupar (@atrupar) June 7, 2026

Go to News Site