Collector
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fushë - ndërpritet ndeshja Danimarkë - Ukrainë | Collector
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fushë - ndërpritet ndeshja Danimarkë - Ukrainë
Telegrafi

Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fushë - ndërpritet ndeshja Danimarkë - Ukrainë

Skena tronditëse u panë mbrëmjen e së dielës në ndeshjen miqësore ndërmjet Danimarkës dhe Ukrainës, kur mesfushori danez Christian Eriksen u rrëzua papritur në fushë gjatë pjesës së dytë të takimit. Momenti dramatik ndodhi në minutën e 65-të, kur 34-vjeçari humbi ekuilibrin dhe mbeti i shtrirë në fushë. Shokët e skuadrës e kuptuan menjëherë seriozitetin e situatës, ndërsa stafi mjekësor hyri me urgjencë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme. Lojtarët danezë formuan një rreth rreth Eriksenit për t’i dhënë privatësi ekipit mjekësor gjatë ndërhyrjes, ndërsa në stadium mbizotëroi heshtja dhe ankthi. Sipas mediave daneze, atmosfera ishte jashtëzakonisht e rëndë. Disa futbollistë nuk i fshehën emocionet, ndërsa tifozët ndiqnin me shqetësim zhvillimet në fushë. The moment Christian Eriksen suddenly went down on the pitch. https://t.co/ndX4ign4f1 pic.twitter.com/7sAWz0kpc0 — Futball Centa (@futballcenta) June 7, 2026 Pas disa minutash pasigurie, erdhën lajme më pozitive. Federata Daneze e Futbollit (DBU) konfirmoi se Eriksen ishte i vetëdijshëm, lajm që u prit me duartrokitje të gjata nga mijëra tifozët e pranishëm në stadium. Ndeshja nuk vazhdoi më dhe u ndërpre para përfundimit të saj. Rezultati në ato momente ishte 2-1 në favor të Danimarkës, por futbolli kaloi në plan të dytë përballë shqetësimit për gjendjen e lojtarit. Eriksen u largua nga stadiumi me ambulancë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe pjesëtarë të ekipit kombëtar, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme në spital. Christian Eriksen collapsed again during the friendly between Denmark and Ukraine Thoughts with Eriksen and his family ❤️ pic.twitter.com/W6EP7ZCxjX — Vfynn_? ? (@Vfynn_) June 7, 2026 Ngjarja riktheu menjëherë kujtimet e dhimbshme të Euro 2020, kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës. Pas një beteje të gjatë dhe rikuperimi të suksesshëm, ai u rikthye në futbollin profesionist në vitin 2022, duke u bërë një simbol i forcës dhe këmbënguljes në sport. /Telegrafi/

Go to News Site