Collector
Rashford refuzon gjigantin evropian dhe ka vetëm një destinacion në mendje | Collector
Rashford refuzon gjigantin evropian dhe ka vetëm një destinacion në mendje
Telegrafi

Rashford refuzon gjigantin evropian dhe ka vetëm një destinacion në mendje

Sulmuesi anglez Marcus Rashford e ka bërë të qartë se dëshiron ta vazhdojë karrierën vetëm te Barcelona, duke refuzuar të shqyrtojë oferta nga klube të tjera ndërsa pret vendimin përfundimtar të katalanasve. Sipas raportimeve të MARCA , interesimi i Bayern Munichut për 28-vjeçarin është konkret, por Rashford nuk ka shfaqur asnjë gatishmëri për të negociuar me kampionët gjermanë. Pas sezonit 2025/26 të kaluar në huazim te Barcelona nën drejtimin e Hansi Flickut, anglezi është i vendosur të rikthehet në “Camp Nou”. Gjatë aventurës së tij në Kataloni, Rashford regjistroi 14 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Barcelona kishte përfshirë një opsion blerjeje në marrëveshjen e huazimit, por ende nuk e ka aktivizuar atë, duke lënë të hapur të ardhmen e sulmuesit. Aktualisht, Rashford është i fokusuar te Kombëtarja e Anglisë në Kupën e Botës dhe është i gatshëm të presë një telefonatë nga drejtuesit e Barcelonës pas përfundimit të turneut. Afati po mbaron: Kaq kohë ka Barcelona për të vendosur nëse e duan Rashfordin Vendimi i tij për të refuzuar interesimin e një klubi të madh si Bayern Munich tregon qartë dëshirën për të vazhduar projektin në Barcelonë. Tashmë gjithçka varet nga drejtori sportiv Deco dhe drejtuesit e klubit katalanas, të cilët duhet të vendosin nëse do ta bëjnë të përhershëm transferimin e anglezit. /Telegrafi/

Go to News Site