Collector
Digjet një veturë gjatë natës në Prishtinë, dëmtohet edhe një automjet tjetër | Collector
Digjet një veturë gjatë natës në Prishtinë, dëmtohet edhe një automjet tjetër
Telegrafi

Digjet një veturë gjatë natës në Prishtinë, dëmtohet edhe një automjet tjetër

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 02:27, në Rrugën C. Pronari i automjetit ka raportuar se vetura e tij me targa vendore është përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe eksperti i zjarreve, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një veturë tjetër me targa vendore. Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “zjarrvënie”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësitet kompetente. / Telegrafi /

Go to News Site