Collector
Koreja e Jugut drejt emërimit të kryeministres së parë grua pas 20 vitesh | Collector
Koreja e Jugut drejt emërimit të kryeministres së parë grua pas 20 vitesh
Telegrafi

Koreja e Jugut drejt emërimit të kryeministres së parë grua pas 20 vitesh

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka zgjedhur Han Seongsook, ministren e vendit për bizneset e vogla dhe të mesme dhe startup-et, për kryeministre, ka njoftuar zyra presidenciale. Nëse miratohet nga parlamenti, Han do të bëhet kryeministrja e parë femër e Koresë së Jugut në 20 vjet. Han, e cila më parë kishte shërbyer edhe si drejtoreshë ekzekutive e gjigantit të internetit të Koresë së Jugut, Naver, pritet të udhëheqë transformimin e Al të vendit, sipas shefit të stafit presidencial të Koresë së Jugut, Kang Hoon-sik. "Han do të jetë në gjendje ta transformojë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut - të nxitur nga bumi i gjysmëpërçuesve dhe rritja e eksporteve - në një rritje gjithëpërfshirëse që i arrin të gjithë, përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", tha Kang. Roli i kryeministrit është kryesisht ceremonial dhe administrativ sipas sistemit presidencial të Koresë së Jugut. /Telegrafi/

Go to News Site