Telegrafi
Në lagjen Bregu i Diellit është realizuar një ndërhyrje për rregullimin dhe kthimin në hapësirë të gjelbër të një zone në afërsi të rrugës “Hyzri Talla”. Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe ndërmarrjen “Gjelbër”, ka bërë revitalizimin e kësaj hapësire, duke e shndërruar atë në një ambient të ri të gjelbër dhe funksional për banorët e ndërtesave përreth. Sipas njoftimit, ndërhyrja ka përfshirë rregullimin e hapësirës dhe krijimin e kushteve më të mira për shfrytëzim publik nga qytetarët e zonës. Autoritetet komunale kanë theksuar se projekte të tilla synojnë përmirësimin e hapësirave publike dhe rritjen e cilësisë së jetës në kryeqytet. “Bashkë, për një Prishtinë të gjelbër dhe funksionale” thuhet në njoftimin e komunës. / Telegrafi /
Go to News Site