Telegrafi
Në përmbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, deputetja e SDU-së, Duda Balje, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në rrjetin social Instagram. Politikania e njohur u shfaq mjaft elegante dhe e kuruar në çdo detaj, duke ndarë me ndjekësit disa imazhe profesionale që morën komente të shumta. Në disa prej fotografive, Duda Balje shihet duke pozuar e veshur me korse dhe sako të zezë, një kombinim që vuri në pah stilin e saj modern dhe paraqitjen plot vetëbesim. Foto: Duda Balje/Instagram Ndërkaq, në një tjetër imazh, deputetja pozoi e veshur me të bardha, duke shkëlqyer me dukjen e saj elegante dhe të sofistikuar. Përveç fotografive, Balje përcolli edhe një mesazh për komunitetin boshnjak, duke i ftuar qytetarët të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Foto: Duda Balje/Instagram Ajo theksoi rëndësinë që këto zgjedhje kanë për të ardhmen e vendit dhe përfaqësimin e komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kujtojmë se në Kosovë po mbahen zgjedhjet e treta parlamentare brenda një periudhe prej një viti e gjysmë, pas mungesës së pajtimit ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit të vendit. /Telegrafi/ Foto: Duda Balje/Instagram
Go to News Site