Collector
Giriş Yap
Rikthehet nga lëndimi dhe shënon pas 45 sekondave, Messi ‘paralajmëron’ Kupën e Botës në mënyrën më të mirë | Collector
Rikthehet nga lëndimi dhe shënon pas 45 sekondave, Messi ‘paralajmëron’ Kupën e Botës në mënyrën më të mirë

Rikthehet nga lëndimi dhe shënon pas 45 sekondave, Messi ‘paralajmëron’ Kupën e Botës në mënyrën më të mirë

Ylli argjentinas, Lionel Messi luajti 20 minutat e fundit dhe shënoi nga penalltia në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Islandës në provën e fundit para Kupës së Botës 2026. Kapiteni i kampionëve aktualë të botës u rikthye në fushë pasi u rikuperua nga lodhja muskulore dhe një shtrembërim i lehtë i kofshës së pasme të këmbës së majtë, një dëmtim që e pësoi në paraqitjen e tij të fundit për Inter Miami më 24 maj. Ai e nisi ndeshjen në Auburn të Alabama nga stoli, por hyri në lojë në minutën e 70-të dhe shpejt tregoi ndikimin e tij te kombëtarja argjentinas. Lionel Messi played 20 minutes and scored a penalty in Argentina's 3-0 friendly win vs. Iceland. Valentin Barco and Thiago Almada also scored for La Albiceleste pic.twitter.com/OpFHUhq9WP — B/R Football (@brfootball) June 10, 2026 Pas kaluar dy minuta lojë, Messi shënoi një penallti të akorduar pas një faulli ndaj Lautaro Martinez në zonën e penalltisë. Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares argjentinase arriti kështu golin e 117-të për ekipin kombëtar, dhe e shndërroi penalltinë në gol me një gjuajtje të fortë me këmbën e majtë. Messi literally 45 seconds after subbing on pic.twitter.com/bTI3gv3mB4 — ESPN FC (@ESPNFC) June 10, 2026 Për Messin, ky është testi i fundit para Kupës së Botës të gjashtë në karrierën e tij, vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij të 39-të. Në anën tjetër, Argjentina po kërkon titullin e katërt botëror në këtë turne, pas trofeve të fituara në vitet 1978, 1986 dhe 2022. Argjentina do të luajë ndeshjen e parë në kampionat më 16 qershor në Kansas City kundër Algjerisë në Grupin J, ku bëjnë pjesë edhe Austria dhe Jordania. /Telegrafi/

Go to News Site