Kasami: Sonte nis rrugëtimi i VLEN-it drejt një subjekti politik
Telegrafi

Kasami: Sonte nis rrugëtimi i VLEN-it drejt një subjekti politik

Sonte liderët e koalicionit VLEN-it do të mblidhen për të përcaktuar dinamikën e shndërrimit të koalicionit në subjekt politik. Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se sonte do të diskutohen edhe kërkesat e Alternativës, dhe siç theksoi ai, do të nisë rrugëtimi i VLEN-it si një subjekt politik, përcjell "TV21". “Ne atë që e kemi përcjellur përmes lajmeve, që Alternativa, ashtu si edhe Lëvizja Besa dhe LD-ja, tashmë morën vendim për shkrirje të organeve partiake në një subjekt të vetëm. Ne sot kemi takimin e radhës ku besoj që do t’i sqarojmë këto çështje edhe me Alternativën dhe nga sonte unë besoj që do të nisë rrugëtimi i VLEN-it drejt një subjekti politik”, tha Kasami. Më herët edhe Izet Mexhiti paralajmëroi bashkimin e VLEN-it në një parti.

Go to News Site