Telegrafi
Bashkimi regjistroi një fitore të rëndësishme dhe të merituar ndaj Shkupit me rezultat 3-2, në ndeshjen e fundit të javës së 24-t në Ligën e Parë, njofton Telegrafi. Skuadra nga Kumanova, ndonëse në rolin e mysafirit në stadiumin e vet, ishte në disavantazh 0-2 deri në minutën e 77-të, por reagoi fuqishëm në minutat e fundit duke realizuar një përmbysje spektakolare me tre gola, fitore që mund të jetë vendimtare në luftën për mbijetesë. Shkupi befasoi në fillim të pjesës së dytë me dy gola eurogola që i shënuan Ziberi dhe Çajani, duke krijuar përshtypjen se do të dilte me pikë të plota. Megjithatë, vendasit morën kontrollin e lojës në momentin kur mbeteën me nj lojtar më pak, pas kartonit të kuq që mori Nickel Orr. Liçina ngushtoi rezultatin, ndërsa pas një tollovie në zonë, Ferati realizoi autogol për 2-2. Në minutën e 88-të, Ribeiro me një goditje të saktë me kokë vulosi përmbysjen për 3-2. Me këtë fitore, Bashkimi shkon në kuotën e 35 pikëve dhe afrohet drejt zonës së sigurt, ndërsa Shkupi vazhdon serinë negative në kampionat. Me këtë përballje është përmbyllur java e 24-t, ndërsa kampionati do të hyjë në një pauzë të shkurtër për shkak të angazhimeve të përfaqësueseve. /Telegrafi/
Go to News Site