Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët
Telegrafi

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran. Por, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa tensionet globale në energji vijojnë të shtohen. Këto masa vijnë në një kohë kur situata në Lindja e Mesme është përshkallëzuar, duke rritur rrezikun për tregun global të energjisë, veçanërisht për shkak të rëndësisë strategjike të Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës dhe gazit në botë. ​AAK kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës për derivatet, Kusari Lila: Nuk është opsion aktualisht Pavarësisht ndërhyrjeve, autoritetet paralajmërojnë se mundësitë për të ndalur plotësisht rritjen e çmimeve janë të kufizuara, ndërsa qëllimi kryesor mbetet mbrojtja e standardit të jetesës dhe stabiliteti ekonomik në një periudhë pasigurie globale. Por sa kanë qenë gjatë ditës sot çmimet e naftës në vendet e rajonit, Evropës dhe botës, ndiqeni më poshtë listën e shteteve nga të cilat bashkatdhetarët tanë ku jetojnë kanë dërguar të dhëna, raporton Telegrafi. Kosovë: 1.71 euro Shqipëri: 2.2 euro Maqedoni e Veriut: 1.5 euro Mali i Zi: 1.55 euro Gjermani: 2.3 euro Zvicër: 2 CHF (2.1 euro) SHBA: 0.85 euro Austri: 2.2 euro Slloveni: 1.52 euro Kroaci: 1.55 euro Itali: 2.3 euro Bosnje: 1.9 euro Greqi: 2.35 euro Britani të Madhe: 1.7 £ (2 euro) Francë: 2.3 euro Suedi: 2 euro Holandë: 2.55 euro Hungari: 1.55 euro Belgjikë: 2.3 euro Finlandë: 2.4 euro Norvegji: 2.6 euro Luksemburg: 1.9 euro Spanjë: 1.25 euro

Go to News Site