Telegrafi
Incidenti me armë zjarri që ndodhi sonte rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë ka lënë të plagosur një zyrtar të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Lajmin e ka konfirmuar IPK, duke bërë të ditur se rasti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare të të plagosurit. Plagoset një person te Rruga B, policia identifikon autorin “IPK ju konfirmon se në incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘B’ në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht Policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, thuhet në njoftimin e IPK-së. I plagosuri fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në QKUK, ku sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, Naser Syla, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve, ai pritet të transferohet në Klinikën e Ortopedisë./ Telegrafi /
Go to News Site