Telegrafi
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ia vuri përgjegjësinë Rusisë për ndërprerjen e lidhjes energjetike të vendit me Evropën, gjë që çoi në paqëndrueshmëri në rrjetin elektrik të republikës. Ajo e deklaroi këtë në rrjetin social X, përcjell Telegrafi. Russia’s strikes on civilian energy infrastructure in Ukraine are a war crime — and an attack on all of us. Overnight strikes disconnected Moldova’s key power link with Europe. Alternative routes are in place, but the situation remains fragile. Russia alone bears responsibility. — Maia Sandu (@sandumaiamd) March 24, 2026 "Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile të energjisë në Ukrainë janë një krim lufte - dhe një sulm ndaj të gjithëve ne. Sulmet gjatë natës shkëputën lidhjen kyçe të energjisë së Moldavisë me Evropën", ka thënë Sandu. Ajo shtoi se rrugët alternative janë aktivizuar tashmë, por situata mbetet e paqëndrueshme. "Vetëm Rusia mban përgjegjësi", theksoi ajo. Sipas NewsMaker.md, banorëve të Moldavisë iu bë thirrje të kursenin energji elektrike për shkak të mbylljes së linjës së transmetimit të energjisë Isaccea-Vulcanesti. Ministri i Jashtëm hungarez pranon se i ka telefonuar Lavrovit të Rusisë gjatë takimeve kyçe të BE-së Kjo linjë ndërkufitare, e cila lidh sistemet energjetike të Moldavisë dhe Rumanisë, mbetet e çaktivizuar pas sulmeve të natës të Rusisë ndaj infrastrukturës së Ukrainës. Qeveria moldave siguroi se po merren masa për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji për konsumatorët. Autoritetet raportuan se puna e riparimit është duke vazhduar në linjë. Kompania shtetërore Moldelectrica deklaroi gjithashtu se po bashkëpunon me operatorët në Ukrainë dhe Rumani për të parandaluar ndërprerjet e energjisë elektrike. Në të njëjtën kohë, kompania u bëri thirrje konsumatorëve të përdorin energjinë elektrike në mënyrë racionale, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Siç raportohet nga Ukrinform, në Moldavi, pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike në Ukrainën jugore në mbrëmjen e 23 marsit, linja e energjisë Isaccea-Vulcanesti u shkëput përkohësisht. / Telegrafi /
Go to News Site