Telegrafi
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 13:15 në një aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore. "Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura", ka thënë ai. Tutje Borovci theksoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /Telegrafi/
Go to News Site