Telegrafi
Aktorja hollivudiane i bashkohet trendit të kujtimeve dhe rikthen pamjen e saj ikonike Aktorja Jessica Alba po ndjek të gjitha trendet në rrjetet sociale, ndërsa i fundit lidhet me publikimin e fotografive nga vitet ’90. Me këtë rast, ajo i ka rikthyer ndjekësit në kohë, duke i kujtuar pamjen e saj nga disa dekada më parë. Jessica Alba përjetoi një periudhë të re në jetën e saj pas divorcit nga Cash Warren, ndërsa fundi i martesës nuk duket se e ka tronditur shumë. Aktorja e njohur ka gjetur shpejt qetësi dhe tashmë prej kohësh po shijon një lidhje të re me Danny Ramirez. Gjatë kësaj kohe, ajo ka ndarë vazhdimisht momente nga jeta private, pamje nga plazhi, paraqitje me bikini dhe dalje me miq, të cilat shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Tani, Jessica ka vendosur t’i bashkohet edhe trendit që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet: publikimit të fotografive nga vitet ’90, transmeton Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Jessica Alba (@jessicaalba) “Beba Jess e viteve ’90. Vërtet nuk e kisha idenë çfarë më priste”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, ku ka ndarë disa fotografi nga ajo periudhë, transmeton Telegrafi. Ajo që është e sigurt është se Jessica nuk duket se ka ndryshuar aspak dhe shumëkush pyet si është e mundur kjo. Aktorja e bukur gjithmonë është konsideruar si një nga figurat më të dashura në Hollywood, ndërsa ajo që e bën edhe më të veçantë është fakti se nuk i është nënshtruar trendit të transformimeve përmes ndërhyrjeve estetike. Pikërisht kjo e ka ndihmuar të ruajë një bukuri natyrale, që vazhdon të tërheqë vëmendje edhe sot. /Telegrafi/
Go to News Site