Zgjedhje të jashtëzakonshme apo procedurë të re për presidentin: Çfarë pritet nga Kushtetuesja për dekretin e Osmanit?
Telegrafi

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo procedurë të re për presidentin: Çfarë pritet nga Kushtetuesja për dekretin e Osmanit?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit duket se është drejt fundit. Deputetët nga partitë kryesore parlamentare kanë shprehur pritshmëritë e tyre për vendimin përfundimtar. Në Debat Plus, Vigan Qorrolli, deputet i LVV-së, tha se partia e tij pret që dekretit t’i jepet vlerësimi si i pavlefshëm dhe antikushtetues. Sipas tij, kjo do të hapë rrugë për një procedurë të re të zgjedhjes së presidentit. “Pritet e VV-së janë që dekreti së pari të shpallet nul, antikushtetues. Dhe më pas e dyta pikë e petituimit të aktgjykimit të jetë që ta lejojë Kuvendin në një procedurë të re ta zgjedhje presidentin”, ka thënë Qorrolli. Nga ana tjetër, Përparim Gruda, deputet i PDK-së, theksoi se Kuvendi aktual ka humbur legjitimitetin dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Ai pret që vendimi i Gjykatës të qartësojë procesin, por nënvizoi se zgjidhja politike duhet të jetë kthimi te qytetarët përmes votës. “Ne presim që të qartësoj procesin e zgjedhjes së presidentit. Për neve vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sepse ky Kuvend e ka humb jo vetëm legalitetin por edhe legjitimitetin”, ka thënë Gruda në Debat Plus. Ermal Sadiku, deputet i LDK-së, ka theksuar që dekretit të presidentes t’i jepet vlerësimi i drejtë, duke mundësuar shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh. “Presim që ta pranohet dekreti i Presidentes edhe të shkojmë në zgjedhje, në afatin kohor që është i përcaktuar me Kushtetutë, brenda 45 ditëve”, ka thënë Sadiku. /RTVD/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site