Trump tregon se kush është i përfshirë në ekipin negociator të SHBA-së me Iranin
Telegrafi

Trump tregon se kush është i përfshirë në ekipin negociator të SHBA-së me Iranin

Donald Trump u pyet në lidhje me raportet se JD Vance, zëvendëspresidenti i tij, po udhëheq bisedimet me Iranin. Në përgjigje, udhëheqësi amerikan thotë se Vance është "i përfshirë", por përmend edhe të tjerë që po marrin pjesë, transmeton Telegrafi. Trump thotë se të tjerët e përfshirë janë: dhëndri i tij Jared Kushner, i dërguari i tij special Steve Witkoff, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Irani i bëri SHBA-së 'një dhuratë shumë të madhe' dje, thotë Trump - ndërsa flet për 'ndryshim regjimi' Në anën tjetër raportohet se mbi 3 mijë trupa amerikane janë urdhëruar të dërgohen në Lindjen e Mesme. Sa i përket ultimatumit që i ishte dhënë Iranit nga presidenti amerikan, Trump njoftoi se ka pauzuar atë ultimatum për t’i dhënë hapësirë bisedimeve. /Telegrafi/

Go to News Site