Stenaldo largohet nga Big Brother VIP Albania 5, shpëton Mateo
Telegrafi

Stenaldo largohet nga Big Brother VIP Albania 5, shpëton Mateo

Stenaldo Mëhilli është eliminuari i mbrëmjes së së martës nga spektakli Big Brother VIP Albania. Ai u largua nga gara pas një televotimi vendimtar, ku përballë tij ishte edhe Mateo Deda, i cili arriti të shpëtojë dhe të vazhdojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Stenaldo u konsiderua si një nga konkurrentët më të veçantë të këtij sezoni, pasi, ndonëse i verbër, ai sfidoi stereotipet televizive duke u bërë pjesë e formatit dhe duke fituar simpatinë e publikut me energjinë dhe humorin e tij. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai solli momente të shumta argëtuese, veçanërisht përmes imitimit të zërave dhe karaktereve të njohura. Për shumë ndjekës, rrugëtimi i Stenaldo Mëhilli u konsiderua inspirues, pasi dëshmoi se kufizimet fizike nuk janë pengesë për të qenë pjesë aktive e një formati kaq sfidues. Ndërkohë, pas eliminimit të tij, gara në Big Brother VIP Albania vijon me banorët e mbetur, ndërsa televotimet pritet të bëhen edhe më të forta në fazën finale të spektaklit. /Telegrafi/

Go to News Site