Kosova gati për betejën e madhe në Bratislavë – Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit për “play-off”-in e Botërorit 2026
Telegrafi

Kosova gati për betejën e madhe në Bratislavë – Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit për “play-off”-in e Botërorit 2026

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para sfidës vendimtare ndaj Sllovakisë, me fokus maksimal dhe atmosferë pozitive në kamp. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Dardanët kanë përmbyllur sot (e mwrkurw) stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Bratislava, aty ku do të zhvillohet gjysmëfinalja e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë. Seanca stërvitore është karakterizuar nga intensitet i lartë dhe përkushtim maksimal nga futbollistët, të cilët kanë zbatuar me disiplinë detyrat taktike të stafit teknik. Atmosfera në ekip raportohet të jetë shumë pozitive, me grupin që duket i bashkuar dhe i motivuar për sfidën e madhe që i pret. Stafi teknik ka punuar në detaje për aspektet taktike dhe fizike, duke synuar që skuadra të jetë në formën optimale për këtë përballje vendimtare. Ndeshja ndaj Sllovakisë shihet si një hap kyç drejt realizimit të ëndrrës për kualifikim në Botëror. Kosova udhëton drejt Bratislavës me besim dhe ambicie të madhe, ndërsa tifozët presin një paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv nga Dardanët në këtë sfidë historike. /Telegrafi/

Go to News Site