Telegrafi

"Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?", Selin nuk reagon pas lajmit që u shfaq në ekran në Big Brother

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka nisur sfida e mosreagimeve për banorët, e cila do të zgjasë deri të shtunën. Ata nuk duhet të reagojnë në gjërat që shohin qoftë brenda shtëpisë, në ekran apo edhe dëgjojnë. Në ekran ndërkaq u shfaq një lajm për DJ Gimbon, por që nuk u bë asnjë reagim nga konkurrentët. Foto: Instagram "Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest? Ja çfarë ndodhi me kthimin e DJ në Kosovë", ka qenë lajmi që u shfaq në ekran në dhomë të ndenjes. Ndonëse Selin Bollati ndodhej jashtë, ajo u thirr nga Juela Nikolli, për të parë këtë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Banorja mbase do të jetë nën ethe deri të zbulohet e vërteta në lidhje me këtë. Sidoqoftë, nuk u bë asnjë reagim nga ajo e as nga banorët e tjerë të shtëpisë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Go to News Site