Një 40-vjeçar nga Shkupi vdiq në vendin e tij të punës në një fabrikë në Kisella Vodë
Telegrafi

Një 40-vjeçar nga Shkupi vdiq në vendin e tij të punës në një fabrikë në Kisella Vodë

MPB njofton se dje pasdite në orën 14:50, SPB Shkup ka marrë një njoftim se në një depo pranë një fabrike në zonën e Kisella Vodës, D.D. (40) nga Shkupi, ndërsa ishte në punë, është sëmurë dhe ka ndërruar jetë. Një mjek i urgjencës ka konfirmuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Një ekip inspektimi nga SPB Shkupi kreu inspektimin, dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

Go to News Site