Kushtetuesja: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit, zgjedhjet e reja mbahen pas 45 ditëve
Telegrafi

Kushtetuesja: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit, zgjedhjet e reja mbahen pas 45 ditëve

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani nuk prodhon asnjë efekt juridik. Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar prej 34 ditësh, atëherë Kuvendi do të shpërndahet automatikisht, sipas nenit 82 të Kushtetutës së Kosovës. Vendos Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit i pavlefshëm, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit Pas shpërndarjes automatikë, do të organizohen zgjedhje të parakohshme për Kuvend, të cilat duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve nga momenti i shpërndarjes, duke respektuar afatet dhe procedurat e përcaktuara me ligj. Ky mekanizëm ligjor synon të garantojë funksionimin normal të institucioneve dhe të shmangë bllokimet politike në vend. /Telegrafi/

Go to News Site