Filipçe: Nuk do të lejoj përçarje në LSDM dhe nënkontraktorë të rinj të OBRM-PDUKM-së kriminale
Telegrafi

Filipçe: Nuk do të lejoj përçarje në LSDM dhe nënkontraktorë të rinj të OBRM-PDUKM-së kriminale

Nuk do të lejoj përçarje në LSDM dhe nënkontraktorë të rinj të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së, theksoi Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në emisionin “Top Tema”. Filipce theksoi se në një periudhë kur LSDM po demaskon aktivitetet kriminale të OBRM-PDUKM-së, nuk do të lejojë krijimin e strukturave që do të punojnë në interes të qeverisë. "Dua ta bëj të qartë, nuk do të lejoj një ZNAM të dytë. Nuk do të lejoj një tjetër shkëputje në një periudhë kur po dalim me kritika të forta ndaj qeverisë, duke argumentuar dhe duke ekspozuar veprimet e tyre kriminale, duke ekspozuar arsyet për ndalimin e rrugës së integrimit evropian", tha Filipçe. Filipçe tha se iniciativat aktuale që po bëhen publike për momentin nuk kanë bazë serioze dhe nuk ofrojnë argumente konkrete./Telegrafi/

Go to News Site