Telegrafi
Presidenti i Federatës Turke Ibrahim Haciosmanoglu ka dhënë një deklaratë të rëndë, duke ulur poshtë Kombëtaren e Kosovës, pranë Sllovakisë dhe Rumanisë. Ai para play-offit të Kupës së Botës publikisht nënvlerësoi të gjithë kundërshtarët e Turqisë, ku deklaroi se nëse nuk marrin fitore atëherë thjesht s’e meritojnë Botërorin. “Të gjithë e duam Botërorin, si shtet e duam. Shpresoj që Zoti të na jep fuqi për t’i kaluar këto teste, duke nisur nga nesër. Kupa e Botës na pret. Me dëshirën e Zotit do të shkojmë aty dhe të jemi të suksesshëm, ne besojmë se do të jemi të suksesshëm”. “Nuk është mirë të japim këto deklarata të mëdha, por të mos shkojmë në Amerikë nëse nuk mund t’i mposhtim Kosovën, Rumaninë dhe Sllovakinë”. Ibrahim Haciosmanoglu Përndryshe, Haciomanoglu shtoi se që kur u tërhoq shorti e ka parë Turqinë si favorite dhe short mjaftë i favorshëm. “Gjithnjë e kam thënë, por disa miq ofendohen edhe pse nuk e kam quajtur askënd pa karakter. Kemi një skuadër të mirë në përgjithësi nga kualiteti dhe karakteri, i meritojnë të gjitha. Kemi një short të mirë në Amerikë, shpresoj që Zoti të na ndihmojë t’i kalojmë këto dy ndeshje pa probleme”. Kujtojmë, në rast që Turqia fiton ndaj Rumanisë dhe Kosova e eliminon Sllovakinë atëherë finalja do të zhvillohet në Prishtinë midis “Fadil Vokrrit”./ Telegrafi/
Go to News Site