Telegrafi
Michelin premton deri në 10 për qind rritje të autonomisë me serinë e re të gomave për automjete elektrike. Prodhuesi francez ka prezantuar linjën e gomave verore Primacy 5 Energy, e përshtatur posaçërisht për vetura elektrike. Sipas Michelin-it, gomat e reja mund të ofrojnë një rritje të autonomisë deri në 10 për qind dhe në këtë mënyrë të ulin ndjeshëm konsumin e energjisë. Kjo arrihet falë kombinimit të përbërjeve të reja dhe një strukture të optimizuar, e cila është projektuar për të përballuar peshën e madhe dhe përshpejtimin e fuqishëm të automjeteve elektrike. Njëkohësisht, kompania premton qëndrueshmëri më të madhe krahasuar me konkurrencën. Zakonisht, kjo është një balancë e vështirë, sepse një gomë e butë me kapje të mirë zakonisht rrit konsumin e energjisë. Megjithatë, prodhuesi beson se e ka zgjidhur këtë problem duke reduktuar rezistencën (rrëshqitjen/rezistencën e rrotullimit) pa kompromentuar kapjen në kthesa. Megjithëse shifrat e prodhuesit duken premtuese, ato duhet marrë me një dozë rezervë, pasi kushtet reale në rrugë dhe moti i ndryshueshëm rrallë janë ideale si në testimet laboratorike të prodhuesve. /Telegrafi/
Go to News Site