Telegrafi
Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo Mëhilli, ka nisur të rikthehet në jetën e përditshme, duke u takuar me miq dhe ish-banorë të tjerë të formatit. Së fundmi, ai është parë në shoqërinë e DJ Gimbo, i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij edicioni të Big Brother dhe u largua vetëm pak ditë më parë. Takimi i tyre ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar pozitivisht duke komentuar afrimitetin dhe raportin e mirë mes tyre. View this post on Instagram A post shared by Stenaldo Mëhilli (@stenaldomehilli) Dy ish-banorët duket se po shijojnë kohën jashtë shtëpisë, ndërsa vazhdojnë të mbeten në fokusin e publikut edhe pas përfundimit të eksperiencës në reality show. Stenaldo u eliminua nga një televotim kokë me kokë që ishte me banorin Mateo Borri. Pas daljes nga Big Brother, Stenaldo takohet me Luizin: Faleminderit për mbështetjen, shumë i lumtur që u takuam përsëri Ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të këtij spektakli, edhe pse ende nuk është bërë e ditur ndonjë datë zyrtare. Mbetet për t'u parë në vazhdim se kur do të jetë finalja e madhe e këtij edicioni të pestë. /Telegrafi/
Go to News Site