Sulmuesin që po e kërkon Kosova dhe Shqipëria ia siguron fitoren Gjermanisë U19 me një gol të bukur
Telegrafi

Sulmuesin që po e kërkon Kosova dhe Shqipëria ia siguron fitoren Gjermanisë U19 me një gol të bukur

Yll Gashi sërish ka qenë heroi në grupmoshat e Gjermanisë, këtë herë në fitoren ndaj Bosnja-Hercegovinës, në fitoren 2-1 për grupmoshat U19. Qendërsulmuesi e shënoi golin e fitores pas një aksioni të bukur, ku u asistua nga Staff. Me një goditje të saktë, ai e mposhti portierin mysafir për t’ia fituar pikët e plota Gjermanisë. Për më shumë shikoni golin: Gol de Yll Gashi pela Alemanha contra a Bósnia (U18) pic.twitter.com/yWDyWN0hqP — FC Bayern Brasileiro (@FCBayernXtra) March 25, 2026 Përndryshe, Gashi kërkohet me ngulm nga Kosova dhe Shqipëria, me përzgjedhësin Franco Foda që edhe është takuar me lojtarin në Munih, ndërsa e sheh si projekt direkt për ekipin A të “Dardanëve”. Gashi ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar, pavarësisht spekulimeve se i ka thënë “PO” Kosovës./ Telegrafi /

Go to News Site