Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Telegrafi

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndjerë sonte në orën 20:08 në pjesët juglindore të Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup. Epiqendra e tërmetit ishte në Greqi, rreth 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej ML5.0. Kujtojmë se edhe më herët u regjistrua tërmet në Maqedoni, epiqendra e së cilës ishte pranë kufirit me Kosovën./Telegrafi/

Go to News Site