Dorëhiqet ministrja italiane e Turizmit
Telegrafi

Dorëhiqet ministrja italiane e Turizmit

Pas dorëheqjeve të Nënsekretares Andrea Delmastro Delle Vedove dhe Shefes së Kabinetit të Drejtësisë Giusi Bartolozzi, vjen edhe një largim nga kabineti qeveritar italian. Daniela Santanche ka vendosur të largohet nga detyra e Ministres së Turizmit të Italisë, raportojnë mediat . Dorëheqja e saj erdhi pas kërkesës zyrtare të kryeministres, Giorgia Meloni dhe u bë efektive brenda 24 orësh, duke nxitur reagime, debate dhe polemika në opinionin publik. Në letrën drejtuar kryeministres, Santanche shpjegon arsyet e vendimit të saj, duke theksuar se e ka ushtruar detyrën me përkushtim maksimal dhe pa asnjë pengesë, si dhe duke nënvizuar se nuk ka probleme ligjore dhe se dosja e saj penale është e pastër. Ajo gjithashtu sqaron se dorëheqja e saj nuk lidhet me çështjen që përfshin Delmastro, duke theksuar se ka dashur që vendimi i saj të mbetet i ndarë nga ajo situatë. Në fund, ajo shprehet se është e gatshme të respektojë kërkesën e kryeministres dhe të veprojë sipas saj. /Telegrafi/

Go to News Site