Ky është mesazhi viral i një vajze 12-vjeçare
Telegrafi

Ky është mesazhi viral i një vajze 12-vjeçare

Një vajzë 12-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e internetit me një shënim të shkruar me dorë dhe ngjitur në derën e dhomës së saj. “Mos hyni tani. Po përpiqem të qetësoj emocionet e mia”, ka shkruar ajo. Shënimi u bë viral pasi shumë përdorues e vlerësuan si një shembull i pjekurisë emocionale dhe vetëdijes për ndjenjat, diçka që shpesh mungon edhe tek të rriturit. Nëna e vajzës, Stephanie Warren, tha se e mbështetë vajzën e saj në shprehjen e ndjenjave dhe e inkurajon që të përballet me emocionet në mënyrë të shëndetshme. Shënimi u krijua pas një dite të vështirë, kur vajza përjetoi një situatë stresuese me shoqet e saj dhe dëshironte pak hapësirë për të përpunuar ndjenjat. Rasti është bërë simbol i rëndësisë së edukimit emocional dhe komunikimit të ndjenjave në familje, dhe shumë përdorues e ndanë mesazhin si frymëzim për të gjithë prindërit dhe fëmijët. /Telegrafi/

Go to News Site