Telegrafi
Një moment i papritur ka ndodhur sot (e mërkurë) brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Ish-banori Kristi Lamaj është rikthyer përkohësisht si pjesë e 'sfidës së mosreagimeve', një provë ku banorët duhet të qëndrojnë të ftohtë dhe të mos reagojnë ndaj çdo ngjarjeje apo personi që kalon pranë tyre. Prania e tij ka shkaktuar menjëherë reagime tek banorët, veçanërisht tek Brikena, e cila u duk e trembur kur e pa papritur. Foto: Instagram Por vizita nuk ishte thjesht për të krijuar tension - Kristi e ka përdorur rastin për ta ngacmuar Brikenën lidhur me puthjen e saj me Mateon gjatë spektaklit, duke i përmendur me humor përpjekjet e tij gjatë qëndrimit në shtëpi. "Po mirë moj, unë vuajta kaq shumë që të bashkoj ty me të, ti e puthe kur ika unë?", iu drejtua ai. Foto: Instagram Brikena, e detyruar të mos reagojë sipas rregullave të Vëllait të Madh, e kishte të vështirë ta fshehë buzëqeshjen e saj. Kristi ka hyrë nga muri i oborrit të shtëpisë, nga ku edhe doli nga Big Brother VIP. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site