Telegrafi
Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë vënë përballë një prej sfidave më të vështira të lojës, 'sfida e mosreagimeve', ku duhet të qëndrojnë plotësisht të qetë pavarësisht situatave që ndodhin rreth tyre. Për ta bërë provën edhe më sfiduese, në shtëpi janë rikthyer përkohësisht ish-banorë të këtij edicioni, mes tyre Seno dhe Kristi, duke krijuar momente të papritura për konkurrentët aktualë. Ndërkohë, produksioni ka testuar reagimet e banorëve edhe përmes një lajmi të rremë, ku pretendohej se DJ Gimbo ishte arrestuar. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Megjithatë, banorët janë përpjekur të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Një tjetër moment i papritur ka ardhur kur në monitor është shfaqur një foto e Mirit dhe Rogertit, duke lënë të kuptohet se ata ndodhen në nominim kokë më kokë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) I pari që e vuri re ishte Miri, i cili arriti të mos japë asnjë reagim. Në të kundërt, Rogerti e ktheu situatën në një moment interesant. Ai u ul në gjunjë, duke bërë sikur po lutej, dhe më pas iu afrua ekranit ku puthi foton, pikërisht anën ku ndodhej Miri. “Në rregull, mirupafshim”, u dëgjua të thoshte. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Pas kësaj, të dy banorët dolën në oborr, ku Miri i tregoi Rogertit edhe reagimin e Brikenës kur pa foton në ekran, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet për dinamikat brenda shtëpisë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site