Telegrafi
Përzgjedhësi i Turqisë Vincenzo Montella i është bashkuar thirrjes së presidentit të Federatës Turke duke nënvlerësuar Kosovën para përballjes për finalen e play-offit. “Dardanët” nënshtruan Sllovakinë në Bratislavë me rezultat 3-4 për t’u kualifikuar në finale, ku do të përballen me Turqinë që kanë marrë fitore 1-0 ndaj Rumanisë. Pas triumfit, Montella ishte i qartë se nuk ka rëndësi se me kë përballet Turqia pasi është i sigurt se do ta sigurojnë biletën për në Botëror. “Sllovakia ose Kosova, nuk ka rëndësi kundërshtari. Secili kundërshtar ka lojë të ndryshme, e dimë këtë. Po përgatitemi për mrekulli, jam i kënaqur me paraqitjen në përgjithësi”. “Lojtarët tanë janë të matur. Me kundërshtar si Rumania luan me distancë të hapur por nuk e bëmë këtë, luajtëm me maturi dhe fituam. Do ta luajmë finalen por nuk ka rëndësi kundërshtari”. Ndërkohë, të ngjashme kanë qenë deklaratat edhe të Kenan Yildiz si dhe presidentit të Federatës Turke, të cilët e kanë vlerësuar Turqinë si favorit i padiskutueshëm ndaj “Dardanëve”. Kujtojmë, finalja e madhe e play-offit të Botërorit do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” midis Prishtinës./ Telegrafi /
Go to News Site