Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave
Telegrafi

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e saj humanitare të zhvilluar gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa fondet e mbledhura tashmë janë dorëzuar për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë. Kjo fushatë, përmes së cilës për çdo litër karburanti të shitur është ndarë nga gjysmë cent për bamirësi, ka sjellë një kontribut që lidhet drejtpërdrejt me përkujdesjen dhe sigurinë e fëmijëve. Çdo furnizim është kthyer në një mbështetje konkrete për fëmijët që rriten dhe zhvillohen në SOS Fshatrat, duke krijuar një ndikim që shkon përtej një veprimi të zakonshëm. Mbështetja e vazhdueshme për këta fëmijë mbetet thelbësore për zhvillimin e tyre dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme. Përmes kësaj fushate, Shell Kosova synon të afrohet më shumë me komunitetin, duke dëshmuar se edhe veprimet e vogla të përditshme mund të kthehen në përkrahje për ata që kanë më së shumti nevojë. Një zgjedhje e përditshme për ju - një buzëqeshje për dikë tjetër. Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë është aktiv që nga viti 1999, duke u angazhuar në mbështetjen afatgjatë të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe familjeve në nevojë. Gjatë kësaj periudhe, organizata ka përfshirë në programet e saj mbi 1000 fëmijë, duke ndërtuar modele të qëndrueshme të kujdesit dhe përfshirjes sociale. Për më shumë informacione vizitoni faqet në: Facebook: Shell Kosova Instagram: shellkosova Website: kosovo.shell.com

Go to News Site