Kosova nën Hekuran Kryeziun kërkon fitore ndaj Rumanisë U21 për t’u rikthyer në garë për kualifikim, formacionet zyrtare
Telegrafi

Kosova nën Hekuran Kryeziun kërkon fitore ndaj Rumanisë U21 për t’u rikthyer në garë për kualifikim, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës U21 do ta kërkojë vetëm fitoren në shtëpi ndaj Rumanisë U21 në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” e rinj do të debutojnë nën urdhrat e Hekuran Kryeziut me synimin për t’i marrë vetëm pikët e plota. Formacionet zyrtare: Kosovë U21 : Seji; Ademi, Sahitaj, Sadriu, Mavraj; Shala, Parduzi, Zeqiri; Jashari, Frokaj, Berisha. Rumani U21 : Lefter; Maftei, Tudose, Elssat, Borza; Botogan, Vulturar; Musi, Matei, Biliboc; Vermesan. Kujtojmë, në rast që Kosova U21 merr një fitore të madhe në shtëpi atëherë do të hynte fuqishëm në garë për kualifikim përmes pozitës së dytë./ Telegrafi/

Go to News Site