Collector
DnV raporton parregullsi në nisjen e procesit të votimit | Collector
DnV raporton parregullsi në nisjen e procesit të votimit
Telegrafi

DnV raporton parregullsi në nisjen e procesit të votimit

Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar gjetjet e para nga monitorimi i Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare, duke bërë të ditur se procesi i votimit ka nisur kryesisht i qetë, por me disa parregullsi të evidentuara në terren. Sipas DnV-së, organizata ka angazhuar 500 vëzhgues në 500 vendvotime në mbarë Kosovën, të përzgjedhura sipas një mostre përfaqësuese të rastësishme, për të monitoruar procesin nga hapja e vendvotimeve deri në përfundimin e numërimit të votave për subjektet politike. Në raportin e publikuar, DnV bën të ditur se nga gjithsej 2,550 vendvotime në vend, 1.6 për qind janë hapur me vonesë, kryesisht për shkak të mungesës së komisionerëve, ndërsa në disa raste vonesat janë shkaktuar edhe nga mungesa e kabinave të votimit. Kosova voton sot – hapen vendvotimet në mbarë vendin Organizata ka raportuar gjithashtu se në 2 për qind të vendvotimeve janë evidentuar probleme me funksionalizimin e kamerave ose me mënyrën e vendosjes së tyre, çka sipas saj mund të cenojë fshehtësinë e votës. Një tjetër gjetje lidhet me përfaqësimin gjinor në administrimin e zgjedhjeve. Sipas DnV-së, në 16 për qind të vendvotimeve të monitoruara nuk ka pasur asnjë grua komisionere. Vështirësi në qasje për personat me aftësi të kufizuara Demokracia në Veprim ka ngritur shqetësime edhe për qasjen e personave me aftësi të kufizuara në qendrat e votimit. Sipas të dhënave të vëzhguesve, rreth 19 për qind e qendrave të votimit nuk ofrojnë infrastrukturën e nevojshme për qasje të lehtë, duke kufizuar pjesëmarrjen e plotë të kësaj kategorie qytetarësh në procesin zgjedhor. Në raport theksohet se çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të votojë në mënyrë të pavarur, të barabartë dhe me dinjitet, ndërsa pengesat infrastrukturore vazhdojnë të mbeten sfidë në një pjesë të qendrave të votimit. Evidentohen materiale promovuese partiake pranë qendrave të votimit DnV ka bërë të ditur se në afërsi të rreth 2 për qind të qendrave të monitoruara janë hasur materiale promovuese të subjekteve politike, ndonëse legjislacioni zgjedhor ndalon vendosjen e tyre brenda një distance prej 100 metrash nga qendrat e votimit. Lista Serbe sërish voton në grup Sa i përket sigurisë, organizata vlerëson se Policia e Kosovës në përgjithësi është duke kryer detyrat e saj, megjithatë në 10 për qind të qendrave të votimit është raportuar mungesa e zyrtarëve policorë, siç parashihet me ligj. Mungesë posterësh informues dhe tavolinash ndihmëse DnV ka raportuar gjithashtu se në 4 për qind të qendrave të votimit nuk janë vendosur posterët informues për mënyrën e votimit, ndonëse institucionet zgjedhore janë të obliguara t’i afishojnë ato në hyrje të secilës qendër. Sipas organizatës, kjo paraqet përmirësim krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Ndërkaq, në 19 për qind të qendrave të votimit mungojnë tavolinat ndihmëse për votuesit. Kjo problematikë, sipas DnV-së, është më e theksuar në rajonet e Ferizajt, Kaçanikut, Prizrenit, Podujevës, Prishtinës dhe Pejës. Demokracia në Veprim ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e procesit zgjedhor gjatë gjithë ditës dhe se gjetjet e tjera do t’i publikojë përmes konferencave të rregullta për media dhe rrjeteve sociale. / Telegrafi /

Go to News Site