Collector
FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të Fatjon Bunjakut | Collector
FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të Fatjon Bunjakut
Telegrafi

FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të Fatjon Bunjakut

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar pas lajmit të rëndë për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në moshën 22-vjeçare. Përmes një telegrami ngushëllimi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në emër të Komitetit Ekzekutiv dhe të gjithë komunitetit të futbollit kosovar, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku, duke e cilësuar të ndjerin si një futbollist të talentuar dhe një djalosh me vlera të larta njerëzore. Më poshtë mund ta lexoni të plotë telegramin e ngushëllimit të Federatës së Futbollit të Kosovës: E nderuara familje Bunjaku, Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Fatjon Bunjakut. Në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetit të futbollit në vend, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë e të pazëvendësueshme. Fatjoni ishte shumë më tepër se një futbollist i talentuar. Ai ishte një djalë i edukuar, i përkushtuar dhe me ëndrra të mëdha, i cili me punën, karakterin dhe dashurinë për futbollin arriti të fitojë respektin e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Kontributi i tij në klubet ku luajti dhe paraqitjet me fanellën e Kosovës U21 do të mbeten pjesë e kujtimeve të çmuara të futbollit tonë. Fatjoni përfaqësoi me krenari ngjyrat e Kosovës dhe ishte një shembull i një sportisti që gjithmonë synonte të ecte përpara. Largimi i tij në një moshë kaq të re na ka tronditur të gjithëve. Futbolli kosovar humbi një talent të madh, ndërsa familja, miqtë dhe bashkëlojtarët humbën një njeri të dashur, që la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tyre. Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. Qoftë i përhershëm kujtimi për Fatjonin. U prehtë në paqe! Me respekt, Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës

Go to News Site