Telegrafi
Protestat që zhvillohen prej më shumë se një jave në Shqipëri duket se kanë sjellë shqetësime në sektorin e turizmit. Sipas përfaqësuesve të industrisë, një pjesë e turistëve të huaj kanë anuluar rezervimet ose po tregohen më të kujdesshëm në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion për pushimet verore. Operatorët turistik raportojnë se pasiguritë e krijuara nga zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në numrin paketave turistike të shitura deri tani “Në impaktin e drejtpërdrejte të kancelimit kemi pas nga Sllovakia e cila ajo mban qëndrim pro-serb. Gjithashtu kemi pas anulime edhe nga Gjermani” , tha Rrahman Kasaj, kryetar i “Unionit Turistik”. Edhe pse forma e marshimit të qytetarëve është e qetë, zhurma e protestave po sjell ndikim negativ në industrinë e turizmit, gjatë kësaj jave numri i paketave të shitura për të zbarkuar Shqipërinë ka pësuar rënie. “Klientët e tour-operatorëve botërorë janë të shqetësuar në një vend ku ka destabilizim. Normalisht gjithkush nuk e zgjedh destinacionin tënd për ta përdorur si një vend turistike” , u shpreh Enrik Mehmeti, kryetari i ATA. “Por ajo që unë e konsideroj shqetësuese është se njerëzit nuk po blejnë dhe thonë ku e dimë ne se si shkon nesër” , u shpreh Kasaj. Protesta e Flamingove ka bërë që shumë prej agjencive turistike ta heqin nga lista e sugjerimeve Shqipërinë. “Industria e turizmit është e vetmja që prekët më shumë nga çdo lloj ngjarje siç janë protestat apo lëvizjet e ashpra brenda vendit” , tha kreu i TUR-OPERATORËVE. “Unë di nga eksperiencat botërore, nëse një turizëm goditet, koha e rikthimit ka kosto të jashtëzakonshme. Kjo na ndodh në Tunizi, Egjipt, por kjo mund të ndodh edhe tek ne” , u shpreh kryetari i ATA-s. Në vitin 2025 vendi ynë u vizitua nga 12.4 milionë shtetas të huaj, të cilët gjeneruan 5.72 miliardë euro të ardhura, këto shifra e cilësojnë turizmin si një nga shtyllat kryesore të zhvillimi ekonomik./TCH. - YouTube www.youtube.com
Go to News Site