Formacionet zyrtare, Liverpool - Real Madrid: Slot dhe Alonso duan fitore

Formacionet zyrtare, Liverpool - Real Madrid: Slot dhe Alonso duan fitore

Në kuadër të javës së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, “Anfield” përgatitet për një përballje spektakolare mes dy gjigantëve të futbollit evropian – Liverpoolit dhe Real Madridit. Arne Slot ka zgjedhur një formacion sulmues për “The Reds”, me Mamardashvilin në portë dhe mbrojtje të udhëhequr nga Van Dijk e Robertson. Në mesfushë, kreativiteti i Mac Allisterit, Gravenberch dhe Szoboszlai pritet të luajë rol kyç, ndërsa në vijën e parë trioja Salah – Gakpo – Ekitike do të kërkojë t’i bëjë dëm mbrojtjes madrilene. ¡Todo listo en nuestro vestuario! pic.twitter.com/aNinqf0Hm4 — Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 4, 2025 Në anën tjetër, Real Madridi i Xabi Alonsos zbret në fushë me një përzierje rinie dhe përvoje. Courtois mbetet në portë, ndërsa Militao udhëheq prapavijën së bashku me Huijsen dhe Carreras. Mesfusha është me emra si Camavingan, Tchouamenin dhe Bellinghamin, teksa në sulm pritet spektakël nga Vinicius, Guler dhe Mbappé. Një përballje ku përballen forca, shpejtësia dhe kreativiteti – dhe ku çdo gabim mund të peshojë shumë në rrugën drejt kualifikimit në fazën eliminatore. Liverpool : Mamardashvili, Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson, Mac Allister, Gravnberch, Szoboszlai, Salah, Gakpo, Ekitike. The Reds to take on Real Madrid #UCL — Liverpool FC (@LFC) November 4, 2025 Real Madrid: Courtois, Carreras, Huijsen, Militao, Valverde, Bellingham, Guler, Camavinga, Tchouameni, Vinicius, Mbappe. ✅ ¡Nuestro XI inicial! ? @LFC pic.twitter.com/jtvuKMR8xZ — Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 4, 2025 /Telegrafi/

Ngërçi politik në Kosovë, Presidentja Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

Ngërçi politik në Kosovë, Presidentja Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar Qeverinë e re të Kosovës. Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur. Në një konferencë për … Continued The post Ngërçi politik në Kosovë, Presidentja Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Dueli i dy gjigantëve evropianë PSG – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Dueli i dy gjigantëve evropianë PSG – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu do të përballen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Kampioni në fuqi i Evropës, PSG-ja vjen në këtë ndeshje në pozitën e dytë në tabelë dhe me nëntë pikë të grumbulluara, po aq sa kanë edhe bavarezët në pozitën e tretë. Hera e fundit kur këto dy skuadra u përballen me njëra-tjetrën ishte në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, aty ku PSG-ja kishte triumfuar me rezultat 2-0. Të dy trajnerët Luis Enrique dhe Vincent Kompany kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion. Formacionet zyrtare : PSG : Chevalier, Hakimi, Marquinhos, Kvaratskhelia, Fabian Ruiz, Dembele, Vitinha, Nuno Mendes, Barcola, Zaire-Emery, Pacho. Bayern Munich : Neuer, Upamecano, Tah, Kimmich, Gnabry, Kane, Luis Diaz, Olise, Laimer, Stanisic, Pavlovic. ?????? ??? ??̈? ??? ‼️ #PSGFCB #FCBayern #packmas pic.twitter.com/vJCugZTZKI — FC Bayern München (@FCBayern) November 4, 2025

Rokas dhe Siljanovska-Davkova theksojnë mungesën e përparimit në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në gjyqësor

Rokas dhe Siljanovska-Davkova theksojnë mungesën e përparimit në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në gjyqësor

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Michalis Rokas, i cili i dorëzoi asaj Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2025. Ambasadori Rokas theksoi problemet kryesore me të cilat përballemi, si dhe ndryshimet e pritura, njoftojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës. Bashkëbiseduesit theksuan mungesën e progresit në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në gjyqësor, duke theksuar nevojën për përpjekje maksimale për reforma në këto fusha. "Takimi përshëndeti rezultatet pozitive brenda Planit të Rritjes, reformën e administratës publike, si dhe sukseset në Klasteret 3, 4, 5 dhe 6. Siljanovska-Davkova pati vërejtje për disa nga gjetjet në Raport që i referohen Klasterit 1. Ajo gjithashtu theksoi nevojën që vlerësimi të bazohet në Kriteret e Kopenhagenit, dhe jo në kushtet politike me të cilat përballemi për dy dekada", thuhet në një deklaratë nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës. Për ambasadorin Rokas, shtohet se momenti aktual është më i miri për hapa të guximshëm dhe vendimtarë në reforma, për shkak të vullnetit të shprehur hapur të udhëheqësve të BE-së për të mbështetur dhe ndihmuar integrimin evropian të Maqedonisë./Telegrafi/

Dodik pa sanksione: A po nis një kapitull i ri politik në Bosnje?

Dodik pa sanksione: A po nis një kapitull i ri politik në Bosnje?

Shtetet e Bashkuara ia hoqën sanksionet Millorad Dodikut, por a është ky një kapitull i ri politik në Bosnje dhe Hercegovinë? Adnan Qerimagiq, analist në Iniciativën Evropiane për Stabilitet në Berlin, konsideron se me këtë hap, SHBA-ja tregoi se “është ende në vendin e shoferit”, kur bëhet fjalë për angazhimin ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë. “Vendimi për heqjen e sanksioneve është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump, që kanë zgjatur prej disa muajsh, dhe lidhet me përpjekjet për të kontribuar në shtensionimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë Qerimagiq për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se vendimi për sanksionet është pasqyrim i “politikës transaksionale” të presidentit Donald Trump. Po sipas tij, ky reagim i Departamentit amerikan të Shtetit tregon se pala amerikane sheh hapësirë për një “marrëdhënie të re” me aktorët në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar kryesisht në interesa të përbashkëta ekonomike. Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Dodik, dhe 48 individë dhe kompani u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 29 tetor. Departamenti i Shtetit shpjegoi për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, e cila anuloi një sërë ligjesh jokushtetuese në seancën e saj më 18 tetor, ndikuan shumë në këtë vendim. Në të njëjtën seancë, këshilltarja shumëvjeçare e Dodikut, Ana Trishiq Babiq, u zgjodh presidente e përkohshme e Republikës Sërpska, deri në zgjedhjet e parakohshme më 23 nëntor. Dodikut iu hoq mandati i tij si president i entitetit në muajin gusht, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e dënoi me një vit burg dhe ndalesë gjashtëvjeçare në mbajtjen e posteve publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje. Politikë e re amerikane ndaj Bosnje dhe Hercegovinës? Redaktori i portalit “Buka”, Aleksandar Trifunoviq, thotë se Dodik e ka kuptuar mesazhin nga Uashingtoni, prandaj, prej kohësh, nuk ka folur më për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnje dhe Hercegovina apo për bashkimin me Serbinë. “Amerika është e interesuar vetëm për një Bosnje dhe Hercegovinë të bashkuar dhe kjo është linja që [sekretari amerikan i Shtetit] Marco Rubio ka përmendur diku nga fillimi i këtij viti... se Amerika me siguri do të kundërshtojë çdo përpjekje për të destabilizuar shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës”, thotë Trifunoviq. Qerimagiq, në anën tjetër, nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta lënë pas dore kapitalin politik që zotërojnë, tani që sanksionet ndaj Dodikut janë hequr. “Mendoj se do të përpiqen të tregojnë se gjithçka që kanë bërë deri më tani, çon në hapa të mëtejshëm konkretë, dhe nuk do të habitesha nëse bëhet fjalë për buxhetin ose disa dokumente të tjera”, thotë ai. Profesori universitar nga Sarajeva, Enver Kazaz, beson se “SHBA-ja ka vendosur të shmangë ndikimin rus në Ballkan dhe t'u tregojë rusëve se kjo zonë është sfera e saj e interesit”. “Me heqjen e sanksioneve dhe largimin e Dodikut nga të gjitha funksionet kryesore, ndikimi rus në Bosnje dhe Hercegovinë përmes partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), shuhet”, thotë Kazaz. A do të vazhdojë SNSD-ja me pengesat? Trifunoviq nuk dyshon se SNSD-ja do të ndihet më e fuqizuar pas heqjes së sanksioneve dhe se Dodik tani ka “një pozitë shumë më të mirë” sesa para disa muajsh, kur shumë politikanë e konsideronin si “të hedhur në koshin politik”. “Në këtë kontekst, ai do të jetë shumë i rëndësishëm për çdo drejtim të ardhshëm që do të marrë Bosnje dhe Hercegovina drejt BE-së, NATO-s etj. Dhe, është e sigurt se do të jetë edhe më i ashpër se më parë”, vlerëson Trifunoviq. Qerimagiq thotë se ekzistojnë dy mundësi - kthimi te “politikat shkatërruese” ose gjetja e një gjuhe të përbashkët. Pse Bosnja është në krizë politike për muaj të tërë? Koalicioni në nivel shtetëror u shemb në janar, kur deputetët e SNSD-së të Dodikut nuk votuan për dy ligje reformuese që supozohej se do ta çonin vendin më afër BE-së. Përfaqësuesit e Treshes - tri partive nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës (Partia Socialdemokrate, Populli dhe Drejtësia, Partia Jonë), vlerësuan atëkohë se kjo ishte “shkelje e marrëveshjes së koalicionit” dhe e akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “minimin e paqes dhe sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës dhe të rajonit, përmes veprimeve jokushtetuese”. Pas kësaj, ata tentuan disa herë t’i shkarkonin zyrtarët e SNSD-së nga Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, por nuk ia dolën, për shkak të bllokadave të partisë së Dodikut në Kuvendin e Bosnje dhe Hercegovinës. Buxheti duhej të miratohej në tetor të vitit 2024, por për shkak të shpërbërjes së koalicionit dhe bllokadave politike, vendi e kaloi gjithë vitin me financim të përkohshëm. Për këtë arsye, sindikatat e punëtorëve të administratës shtetërore dhe institucioneve publike kanë paraqitur kallëzime penale kundër anëtarëve të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe Këshillit të Ministrave, pasi atyre u është premtuar më herët rritje pagash. Në fund të shtatorit, pak para përfundimit të afatit, autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës miratuan Agjendën e Reformave - një listë reformash ekonomike dhe shoqërore që Bashkimi Evropian kërkon si kusht për të dhënë fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnje dhe Hercegovina ishte e vetmja në rajon që vonoi gati dy vjet me miratimin e këtij dokumenti, dhe për shkak të kësaj vonese, shuma e parashikuar prej një miliard eurosh u ul për 108.5 milionë.

Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu në një konferencë për media më 04.11.2025 ka thënë se në përputhje me Kushtetutën, pas certifikimit të zgjedhjeve thirri seancën e parë. Ajo tha se u angazhua që të gjendet rruga përpara për konstituimin e Kuvendit. “Pas konstituimit të Kuvendit, të nesërmen e mandatova të propozuarin nga partia e parë. Pas dështimit, […] The post Kurti flet për mandatimin e Konjufcës për kryeministër, deklaron se nuk ka obligim për të siguruar 61 nënshkrime appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Familja amerikane padit Tesla-n, duke pretenduar se "dyert e dëmtuara ishin shkak i vdekjeve gjatë një aksidenti"

Familja amerikane padit Tesla-n, duke pretenduar se "dyert e dëmtuara ishin shkak i vdekjeve gjatë një aksidenti"

Kompania e automjeteve elektrike Tesla është paditur për një aksident në Shtetet e Bashkuara që vrau të pesë pasagjerët e një Model S, të cilët dyshohet se u bllokuan brenda për shkak të një defekti në dizajn që i pengoi ata të hapnin dyert e sedanit. Jeffrey Bauer, 54 vjeç, dhe Michelle Bauer, 55 vjeçe, nga Crandon, Wisconsin, ishin pasagjerë në një Model S kur makina doli nga rruga dhe goditi një pemë në Verona, Wisconsin, një periferi të Madison, më 1 nëntor 2024. Ata vdiqën të nesërmen. Sipas një padie të paraqitur të premten nga katër fëmijët e Bauer, fati i çiftit ishte i tillë sepse paketa e baterisë litium-jon të Model S shkaktoi dështimin e sistemeve elektronike të dyerve, shkruan Al Jazeera , përcjell Telegrafi. Fëmijët thanë se Tesla e dinte se kjo mund të ndodhte bazuar në zjarret e mëparshme, por bëri një "largim të vetëdijshëm nga praktikat e njohura dhe të realizueshme të sigurisë". Tesla, me seli në Austin, Teksas, dhe e udhëhequr nga Elon Musk, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment të hënën nga agjencia e lajmeve Reuters. Prodhuesi i makinave është paditur gjithashtu nga familjet e dy studentëve të kolegjit të vrarë në një aksident me Cybertruck nëntorin e kaluar në një periferi të San Franciskos, pasi dyshohet se ishin bllokuar në automjetin që po digjej për shkak të dizajnit të dorezës së derës. Në shtator, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada zbuloi një hetim mbi defektet e mundshme në disa dyer Tesla, pas raportimeve se dorezat mund të dështonin. /Telegrafi/

Osmani mandaton Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Osmani mandaton Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re kandidatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca. “Kushtetuta nuk thotë mund te emëroj, por thotë emëron Kandidatin tjetër në rast se dështon i pari. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten e vendit ta emëroj mandatarin e dytë”, tha Osmani. Lajmi në përditësim...

Cher shpjegon pse diferenca në moshë prej 40 vitesh nuk ka qenë kurrë problem në marrëdhënien e saj

Cher shpjegon pse diferenca në moshë prej 40 vitesh nuk ka qenë kurrë problem në marrëdhënien e saj

Këngëtarja Cher (79 vjeçe) shpjegoi së fundmi pse diferenca e madhe në moshë midis saj dhe partnerit të saj Alexander "AE" Edwards nuk ka qenë kurrë problem. Konkretisht, këngëtarja 79-vjeçare foli hapur për marrëdhënien e saj me producentin muzikor 39-vjeçar në intervistën e sotme në emisionin "CBS Mornings". Shumë njerëz kanë komentuar për diferencën 40-vjeçare që kur ata u lidhën për herë të parë në vitin 2022, por Cher nuk i intereson kjo. "Ata nuk jetojnë jetën time. Askush nuk e di çfarë po ndodh mes nesh, por ne thjesht kalojmë shumë mirë", tha ajo. Cher shpjegoi se Edwards nuk ka problem me diferencën e moshës së tyre. "Jo, falë Zotit. Ai thjesht thotë: 'E di, po plakesh, por shpirti yt është më i ri.' Qeshim gjatë gjithë kohës, e di? Unë thjesht e dua. Mendoj se është i mrekullueshëm. Është vërtet i talentuar. Është një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë", shtoi ajo. Gjatë marrëdhënies së tyre, Cher u lidh me djalin gjashtëvjeçar të Edwards, Slash. "Më parë thoja, ‘Zot, më jep një fëmijë dhe një burrë’", tha ajo duke qeshur, duke vënë në dukje se mori pikërisht atë që kërkoi. /Telegrafi/

Nura: Pa marrëveshje politike, PDK-ja nuk ka votë për Konjufcën

Nura: Pa marrëveshje politike, PDK-ja nuk ka votë për Konjufcën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka deklaruar se partia e tij nuk do të votojë kandidatin e dytë për kryeministër, nëse nuk arrihet paraprakisht një marrëveshje politike ndërmjet subjekteve. Këto komente Nura i bëri në FIVE në TV Dukagjini, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për formimin e Qeverisë, pasi Albin Kurti nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme. Ai tha se nuk ka asnjë arsye që ish-opozita t’i japë votë “blanko” VV-së pa një marrëveshje të qartë. “Pa një marrëveshje politike, votë nga PDK nuk do të ketë as për kandidatin e dytë.Skenari ka qenë i përgatitur dhe luajtur mire, me qëllimin për të zvarritur kohën. Dhe të shtirret që është viktimë dhe partitë politike janë të detyruara t;iu japin vota blanko, e cila në asnjë vend të botës pas marrëveshje nuk ka votë për pushtetin. Është një konsumimin kohe, derisa sa ata e e shohin se është momenti për të shkuar në zgjedhje. E dinë qartë që vota nuk mund të ketë nga opozita, pa marrëveshje. Ti jepet vota VV-së, ku do mbesim ne, kur ajo manipulon me buxhetin e pushtetin e dhënë. Kush mund ta frenojë me… sikur të kishim një marrëveshje, do të ishim bashkëqeverisje, dhe kurdo qoftë mund i tërhjek ministrat tu ose bën diçka edhe e dënon atë pushtet. Përndryshe nëse i japim votë blanko, qysh me iu thënë qytetarëve që është duke e keqpërdorur ose mosditur ta udhëheq Kosovën ne drejtimin e duhur. Sikur të kishim pas një ofertë në tavolinë, kishim pas arsye me thënë se ne e kemi përjashtuar ose nuk jemi për të hyrë në koalicion. Derisa sa nuk kemi pas ofertë atëherë faji është te partia fituese që nuk ka mundësi. Jam i bindur që PDK do ta shqyrtonte dhe qite në tavolinë”, ka thënë Nura.

Lirohet ish-deputeti Alqi Bllako pas dënimit me 2.8 vite burg nga GJKKO

Lirohet ish-deputeti Alqi Bllako pas dënimit me 2.8 vite burg nga GJKKO

Gjykata e Posaçme ka dënuar ish deputetin socialist Alqi Bllako me 4 vite heqje lirie, ndërsa ai pritet të lërë po sot ambientet e burgut të Fierit pasi rezultoi se është dënuar më pak sesa koha e qëndrimit në burg. Pas gati gjashtë orësh tërheqje për vendim, për shkak edhe të seancave gjyqësore, GJKKO shpalli … Continued The post Lirohet ish-deputeti Alqi Bllako pas dënimit me 2.8 vite burg nga GJKKO appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Ismet Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dukagjinit

Ismet Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dukagjinit

Trajneri Ismet Munishi sot (e martë) përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Dukagjinit. Ky lajmërim i Munishit vjen si një befasi për opinonin e futbollit kosovar duke marrë parasysh se Dukagjini deri më tani ka arkëtuar 17 pikë. Munishi ndër të tjerash tha se këtë vendim e ka marrë për arsye personale. Njoftimi i plotë i Ismet Munishit: Falemderi Klinë Rrugtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron ketu,per arsye personale jap dorheqje nga posti i trajnerit . Falemderoj qytetarët e Klinës , Presidentin Fabian Veseli , Drejtorin Korab Desku ! Falemderoj stafin e trajnerve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina ! Falemderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim / Telegrafi /

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Moti për nesër në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 17 gradë celsius. Të mërkurën dhe të enjten në orët e mëngjesit do të ketë kushte për rënie të mjegullave./Telegrafi/