Mot me diell, temperaturat deri në 15 gradë
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 13 deri në 15 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/