Šta Mitrovčani očekuju od novog opštinskog rukovdstva

„Još mnogo vode treba da prođe Ibrom da ukapiramo da treba Pero da radi svoj posao, Redžep svoj, Hasan svoj, a ne svako da hoće da bude muzičar, političar, doktor, predsednik, gradonačelnik, piljar i zemljoradnik“ — kaže

Šta Mitrovčani očekuju od novog opštinskog rukovdstva „Još mnogo vode treba da prođe Ibrom da ukapiramo da treba Pero da radi svoj posao, Redžep svoj, Hasan svoj, a ne svako da hoće da bude muzičar, političar, doktor, predsednik, gradonačelnik, piljar i zemljoradnik“ — kaže

Šta Mitrovčani očekuju od novog opštinskog rukovdstva „Još mnogo vode treba da prođe Ibrom da ukapiramo da treba Pero da radi svoj posao, Redžep svoj, Hasan svoj, a ne svako da hoće da bude muzičar, političar, doktor, predsednik, gradonačelnik, piljar i zemljoradnik“ — kaže

Luciano Spalletti vjen me kërkesën e parë për drejtuesit e Juventusit

Luciano Spalletti vjen me kërkesën e parë për drejtuesit e Juventusit

Ardhja e Luciano Spallettit në krye të Juventusit ka shënuar një pikë kthese edhe për Weston McKennien. Mesfushori amerikan, i cili vetëm një vit më parë dukej i panevojshëm për skuadrën, tani është shndërruar në një element kyç të projektit të bardhezinjve në Serie A. Kur McKennie u la jashtë planeve nga ish-trajneri Thiago Motta gjatë verës së vitit 2024, pak vetë do ta kishin menduar se ai do të rikthehej si titullar i rregullt te Juventus. Fillimisht ai u përjashtua nga skuadra, por më pas u riintegrua dhe u pranua sërish si pjesë e grupit. Kontrata e tij skadon në vitin 2026, gjë që kishte ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij. Megjithatë, me ardhjen e Luciano Spallettit pas shkarkimit të Igor Tudorit, gjithçka ndryshoi. Sipas Corriere dello Sport , trajneri i ri u impresionua nga shkathtësia dhe përkushtimi i amerikanit, duke kërkuar personalisht nga drejtuesit Modesto, Comolli dhe Chiellini që të nisin procedurat për rinovimin e kontratës së tij. Weston McKennie Ky vlerësim është njëkohësisht simbolik dhe strategjik. McKennie ka kaluar nga një lojtar i lënë në hije në një figurë që gëzon besimin e plotë të trajnerit në mesfushën bardhezi. Weston McKennie zotëron cilësi që përputhen në mënyrë perfekte me filozofinë e lojës që Luciano Spalletti synon të zbatojë. Aftësia e tij për t’u përshtatur në disa pozicione,, si mesfushor qendror, anësor apo edhe mbrojtës krahu, i jep vlerë të shtuar një skuadre që kërkon ekuilibër dhe dinamizëm. Juventusi synon të rikthehet në garën për titullin në Serie A dhe McKennie po del si një nga pikat më të forta në këtë mision. Gjithashtu, klubi ka vlerësuar profesionalizmin dhe vendosmërinë e tij, pasi gjatë verës së kaluar ai refuzoi çdo ofertë për t’u larguar dhe vendosi të qëndronte për të luftuar për vendin e tij në ekip./ Telegrafi /

Formacionet zyrtare Shkëndija – Jagiellonia: Tetovarët pa Ibraimin, sulmojnë me Tamban

Formacionet zyrtare Shkëndija – Jagiellonia: Tetovarët pa Ibraimin, sulmojnë me Tamban

Shkëndija e Tetovës sonte do të përballet me polakët e Jagiellonia në kuadër të javës së tretë të Ligës së Konferencës. Ndeshja luhet në stadiumin Arena “Todor Proeksi me fillim në ora 21:00, ndërsa kjo është paraqitja e dytë e kuqezinjve nga Tetova si nikoqir në kuadër të fazës së grupeve të garave evropiane, njofton Telegrafi. Shkëndija tani më ka një fitore, pasi në javën e dytë arriti të fitojë irlandezët e Shelbourne duke i mundur ata me rezultat të ngushtë 1-0, ndërsa në javën e parë u mundën nga Rayo Vallecano në Madrid me rezultatin 2-0. Shkëndija ka tri pikë të grumbulluara dhe në renditje është e 20-ta, ndërsa Jagiellonia me 4 pikë mban pozitën e dhjetë. Drejtësinë në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Jagiellonias do ta ndajë një ekip arbitrash nga Hungaria. Kryesor do të jetë Mihaly Kapraly, ndërsa atij do t’i asistojnë Istvan Albert dhe Gergo Vigh-Tarsonyi. Gjyqtar i katërt është caktuar Marcell Derdak. Për drejtësinë në sistemin VAR do të kujdesen Tamas Bognar dhe Ferenc Karako. Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Trumci, Fetai, Cake dhe Webster. Në mesfushë para mbrojtjes luajnë, Ramadani dhe Alhassan, ndërsa Spahiu, Zejnullai dhe Latifi janë në vijën para sulmuesit Tamba i cili do të jetë vetëm në sulm. Në anën tjetër, te Jagiellonia trajneri Adrian Siemieniec në sulm ka zgjedhur të luajë me lojtarin Prip, Pululu dhe Pietuszewski. K F Shkëndija : Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Zejnullai, Spahiu, Latifi dhe Tamba. Jagiellonia: Piekutowski, Wojtuszek, Stojinoviç, Vital, Wdowik, Flach, Romanczuk, Drachal, Pietuszewski, Pululu dhe Prip. /Telegrafi/

Drita synon rezultat pozitiv ndaj Shelbourne, formacionet zyrtare

Drita synon rezultat pozitiv ndaj Shelbourne, formacionet zyrtare

Drita do të synojë një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë në udhëtim te Shelbourne, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. “Intelektualët” i kanë dy pikë deri më tani, ndërsa trajneri Zekirija Ramadani ka vazhduar me të njëjtin sistem ofensiv. Ramadani ia ka besuar sulmin Ovoukas, Dabiqajt dhe Ajzerajt. Formacionet zyrtare: Shelbourne : Speel; Norris, McInroy, Barrett, Mbeng; Wood, Coyle, Henry-Francis; Kelly, Odubeko, Lunney Drita : Maloku; Bejtulai, Pëllumbi, Sheji; Krasniqi, Soumohoro, Broja, Limaj, Ovouka; Dabiqaj, Ajzeraj. Përballja do të nis me fillim nga ora 21:00./ Telegrafi /

Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë

Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe një prej zërave më të afërt të Albin Kurtit, ka folur në A2 CNN mbi zhvillimet e fundit politike në Prishtinë, duke konfirmuar se mandati për krijimin e qeverisë i është dhënë Glauk Konjufcës, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës për bllokimin e institucioneve dhe për urrejtje ndaj Vetëvendosjes e Kurtit personalisht. “Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu, duke theksuar se opozita, sipas saj, po e mban peng shtetin “nga inati me Albin Kurtin”. Ajo shtoi se “LDK-ja është shkëputur nga elektorati i saj”, ndërsa për Fatmir Limajn tha se negociatat dështuan sepse “kërkoi më shumë se sa ia dha populli”. Sipas saj, Vetëvendosja nuk pranon pazare për poste, ambasada apo tenderë. Duke folur për mandatin e dytë të Konjufcës, Haxhiu u shpreh optimiste se votat mund të sigurohen, “nëse deputetët do të ishin të lirë nga presionet e kryetarëve të partive”. Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e presidentes Osmani, e cila “ka vepruar në përputhje me Kushtetutën” për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme. Haxhiu foli edhe për çështjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, duke zbuluar se qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për lirimin e tyre nga paraburgimi. “Ne kemi dhënë garanci për kthimin e tyre në Kosovë dhe respektimin e vendimeve të gjykatës. Ata mbahen padrejtësisht, dhe pas përfundimit të dëshmive të prokurorisë nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojnë në paraburgim”, theksoi ajo, duke shtuar se “Kosova ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e tyre”. Haxhiu tha se përpjekjet e qeverisë janë bërë “në heshtje, sepse puna e mirë bëhet pa zhurmë”, ndërsa akuzat e opozitës i quajti “të pabaza”. Ajo vlerësoi edhe fitoret e kandidatëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe deklaroi besim të plotë në suksesin e Vetëvendosjes në balotazhin e së dielës, veçanërisht në Prishtinë, Mitrovicë e Prizren. - YouTube youtu.be

Zyrtari i partisë së Vuçiqit sulmoi gazetarët në tubimin e Beogradit

Zyrtari i partisë së Vuçiqit sulmoi gazetarët në tubimin e Beogradit

Funksionari i partisë në pushtet në Serbi, SNS, Vladimir Mandiq, ka sulmuar fizikisht ekipin e televizionit KTV gjatë një tubimi publik që u mbajt mbrëmë në Beograd. Sipas njoftimit të lëvizjes “Dashuri, Besim, Shpresë”, gjatë arritjes së mbështetësve të partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe të grupit “Serbët nga Kosova kundër bllokadave”, në tubimin në Çaçiland, Mandiq iu afrua Milana Sharoviqit dhe, pa ndonjë provokim apo paralajmërim, e goditi fuqishëm në krah, duke i rrëzuar mikrofonin. Më pas – thuhet – grupi i njerëzve që ishin me të e kuptoi këtë si sinjal për të sulmuar ekipin e KTV-së, duke hedhur shishe dhe duke pështyrë drejt tyre. Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video që tregon ekipin e KTV-së para sulmit, raporton nova.rs. Napadnut @NemanjaSarovic i ekipa KTV pic.twitter.com/2kyGm1ahFf — Суки (@doktorzakrave) November 5, 2025 Në të njëjtën video, siç thuhet, shihet edhe komandanti i Brigadës Policore, Radoslav Repac, i cili në një moment bisedon me Sharoviqin dhe i kërkon që të largohen pak nga rruga. Po ashtu, theksohet se nuk ka pasur asnjë reagim nga pjesëtarët e organeve të rendit për të mbrojtur ekipin që po transmetonte drejtpërdrejt, dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të arrestuar sulmuesit e SNS-së. Ministri i Policisë, Ivica Daçiq, duke u justifikuar se ishte në nxitim, u përpoq të shmangë pyetjet e gazetarëve për sulmet në të ashtuquajturin “Çaçiland”, por tha se policia kishte reaguar gjatë sulmit në parkun “Pionirski” dhe se nuk është e vërtetë që nuk kishin ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Ndryshe, tubimi në Çaçiland u mbajt mbrëmë nga mbështetësit e pushtetit, të cilët u transportuan gjatë ditës në Beograd me autobusë në numër të madh, dhe menjëherë pasi përfundoi fjalimi, u shpërndanë shpejt. /Telegrafi/ Na kraju kolone šetača sa Kosova i Metohije koji podržavaju režim Vučića, grupa muškaraca sa rancima kakve nose samo specijalne jedinice, naravno ne srpske već SAD ili UK? Da li grešim? pic.twitter.com/OpEVmXVqTg — Косово је ❤️ Србије! ❤️ (@Biljana16559170) November 6, 2025

Pretendoi se është djali i Jay-z, i rrëzohet përfundimisht kërkesa nga gjykata për të kërkuar test prindëror nga reperi

Pretendoi se është djali i Jay-z, i rrëzohet përfundimisht kërkesa nga gjykata për të kërkuar test prindëror nga reperi

Një padi për atësi e ngritur nga një burrë që pretendonte se është djali i Jay-Z-s — Rymir Satterthwaite — është rrëzuar përfundimisht. Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six të mërkurën, një gjykatës në Kaliforni pranoi kërkesën e reperit për të rrëzuar padinë federale për prindësi, e cila ishte depozituar më herët këtë vit nga kujdestarja ligjore dhe ndihmësja ligjore Lillie Coley. Megjithëse Satterthwaite ka pretenduar vazhdimisht se është djali i magnatit të muzikës, vendimi i gjykatës do të thotë se 30-vjeçari nuk mund të depozitojë më të njëjtën padi apo të kërkojë teste prindërore nga Jay-Z — i njohur gjithashtu si Shawn Carter — lidhur me këtë çështje. Në dokumentet gjyqësore, Satterthwaite pretendonte se reperi i këngës “99 Problems” kishte ngelur shtatzënë nënën e tij të ndjerë, Wanda Satterthwaite, në vitet ’90 — duke e bërë Carter babain e tij biologjik. Carter ka mohuar vazhdimisht se është babai i Rymir. Rymir më parë kishte deklaruar se po tërhiqte padinë federale për prindësi. “Unë e tërhoqa çështjen time”, tha Rymir në një postim në Instagram më 27 korrik, duke shtuar se po e linte padinë pasi kishte shumë “gjëra që po ndodhnin prapa dyerve të mbyllura”.

Nuk i ktheu telefonat zyrtarë, kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë

Nuk i ktheu telefonat zyrtarë, kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përvetësim në detyrë". "E akuzuara, gjatë vitit 2024, në cilësinë e drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë, përvetësoi dy telefona celularë në pronësi të shkollës, të cilët i ishin besuar për përdorim". "Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk ia ktheu telefonët, duke fituar kështu një dobi pasurore të paligjshme prej afërsisht 130.000 denarësh", thonë nga SPB Kumanovë.

Albion Rrahmani lëshon fushën në minutën e 24-të, alarm për dëmtim para ndeshjeve vendimtare të nëntorit me Kosovën

Albion Rrahmani lëshon fushën në minutën e 24-të, alarm për dëmtim para ndeshjeve vendimtare të nëntorit me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është detyruar të lërë fushën pas vetëm 24 minutash lojë në ndeshjen mes Sparta Pragës dhe Rakowit, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës. Rrahmani e nisi ndeshjen si titullar, por pas një kontakti u detyrua të kërkojë zëvendësimin, duke ia lënë vendin Lukas Haraslín. Klubi çek ka njoftuar se zëvendësimi ishte i detyruar, megjithëse shkalla e dëmtimit mbetet të konfirmohet në orët në vijim. Ky zhvillim vjen në një moment delikat, vetëm një ditë para se Franco Foda të publikojë listën përfaqësuese për dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës. Rrahmani pritej të ishte pjesë e listës si një nga pikat kyçe të sulmit të Kosovës, por tani mbetet për t’u parë nëse do të mund të rikuperohet në kohë. Në rast se dëmtimi rezulton më i rëndë, përzgjedhësi Foda do të duhet të kërkojë një zëvendësim emergjent. Kosova do të zhvillojë dy sfida vendimtare për fatin e saj në kualifikimet e Kupës së Botës 2026 – fillimisht ndaj Sllovenisë, e më pas përballë Zvicrës – ku lufton për një vend në play-off, ndërsa matematikisht ekziston ende mundësia edhe për pozitën e parë në grup. /Telegrafi/

Cilat veturat elektrike dhe hibride kanë bateritë më të mira?

Cilat veturat elektrike dhe hibride kanë bateritë më të mira?

Platforma suedeze për ankandet e automjeteve, Kvdbil, së fundmi hulumtoi gjendjen e baterive të më shumë se 1300 veturave elektrike dhe hibride plug-in të përdorura. Në përgjithësi, tetë nga dhjetë makina të inspektuara janë ende në gjendje të shkëlqyer, siç u zbulua pas testimit të ashtuquajturës gjendje shëndetësore (SOH) të baterive nga Kvdbil. Matja tregon sa kapacitet kanë ende bateritë krahasuar me bateritë e reja. Shumica e makinave elektrike të përdorura kanë ende mbi 90 për qind të gjendjes së baterisë, edhe pas disa vitesh përdorimi, shkruan gazetat Göteborgs-Posten. Drejtuesi i testimit, Martin Reinholdsson, shpjegoi se kjo pjesërisht është rezultat i teknologjisë së avancuar të ftohjes së paketave moderne të baterive dhe kontrollit inteligjent të temperaturës. Kjo demanton mitin që makinat elektrike të përdorura janë të pabesueshme. Përfundimi për blerësit e makinave elektrike të përdorura është se Kia del si opsioni më i mirë, pasi kjo markë mesatarisht arrin rezultatet më të mira për hibride dhe për automobila elektrikë. Një përfundim tjetër është se shqetësimet për degradimin e shpejtë të baterive në makinat elektrike të përdorura janë kryesisht të pabazuara. Hulumtimi tregon se makinat elektrike të përdorura mund të jenë një zgjedhje ekologjike dhe financiare e arsyeshme. Reinholdsson thekson se, megjithëse marka dhe modeli luajnë një rol të rëndësishëm, zakonet e përdoruesve, klima dhe mosha e makinës janë të paktën po aq të rëndësishme për jetën e baterisë. Për shembull, është e rëndësishme të mos karikohet shpesh mbi 80 për qind, të mos ekspozohet ndaj nxehtësisë ose të ftohtit ekstrem dhe të mos karikohet shpesh në karikues të shpejtë. Nëse respektohen këto, paketa mesatare e baterisë praktikisht humb vetëm disa për qind të kapacitetit çdo vit. Kvdbil nuk ka publikuar të dhëna për modelet e tjera që renditen pas dhjetë më të mirave. Top 10 bateritë më të mira për hibride plug-in: Kia Sportage Kia Optima Volvo XC60 Kia Ceed Volvo V60 Peugeot 3008 BMW 530e Volkswagen Passat GTE BMW X1 BMW 330e Top 10 bateritë më të mira për makina elektrike: Kia EV6 Kia e-Niro Tesla Model Y Opel Mokka-e Mazda MX-30 Audi Q4 e-tron Fiat 500 Volvo XC40 Recharge Citroën ë‐C4 Volkswagen ID.4

Xherdan Shaqiri shënon gol nga penalltia - e mashtroi mjeshtërisht portierin

Xherdan Shaqiri shënon gol nga penalltia - e mashtroi mjeshtërisht portierin

Xherdan Shaqiri po del të jetë protagonist i momentit në fillim të ndeshjes mes Baselit dhe FCSB-së, duke shënuar golin e avantazhit nga pika e bardhë në minutën e 19-të. Pas një ndërhyrjeje në VAR-, gjyqtari Juxhin Xhaja sinjalizoi penallti në favor të skuadrës zvicerane. Shaqiri mori përgjegjësinë dhe me qetësi e dërgoi topin në qendër të portës, duke mashtruar portierin Lukas Zima, që ishte sapo futur në lojë. Xherdan Shaqiri sent ball into the net from the spot Europa League | Basel 1-0 FCSB pic.twitter.com/gOvyJNTc93 — Footy goals (@goals_foooty) November 6, 2025 Vetëm pak minuta më herët, në minutën e 12-të, Stefan Tarnovanu i FCSB-së u ndëshkua me karton të kuq pas një reagimi të pamatur, duke lënë skuadrën rumune me dhjetë lojtarë. Baseli po kërkon ta shfrytëzojë epërsinë numerike dhe golin e hershëm të Shaqirit për të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi. /Telegrafi/

Apeli vërteton pafajësinë në rastin `Ukë Rugova I`

Apeli vërteton pafajësinë në rastin `Ukë Rugova I`

Gjykata e Apelit – Departamenti Special, ka marrë sot vendim lidhur me rastin e njohur në opinion si “Ukë Rugova I”, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe duke vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.06.2023. Sipas njoftimit, Apeli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje procedurale dhe se Prokuroria nuk ka dëshmuar ekzistimin e provave që do të vërtetonin përtej çdo dyshimi fajësinë e të akuzuarve. Me këtë aktgjykim, mbetet në fuqi lirimi nga akuzat për veprën penale: Krim i organizuar (neni 283 par. 2 KPRK), Kontrabandim me migrantë (neni 170 par. 1 dhe par. 2 KPRK), pasi gjykata ka konstatuar se “nuk është provuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar”. Të akuzuarit e liruar nga fajësia janë Ukë Rugova, Izet Beqiri, Qefser Baholli A. H. “Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e mbrojtësit të të akuzuarit I.B., av. Besnik Berisha, e mbrojtësit të të akuzuarit U.K., av. Nexhat Shabani, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PKR.nr.305/2016, të datës 30.06.2023, e ka vërtetuar. Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PKR.nr.305/2016, të datës 30.06.2023, të akuzuarit U.K., I.B., Q.B., dhe A.H., i ka liruar nga akuza për shkak të veprës penale krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 2 të KPRK, në lidhje me veprën penale të kontrabandimit me migrantë nga neni 170 paragrafi 1 të KPRK dhe veprën penale kontrabandim me migrantë nga neni 170 paragrafi 2 të KPRK, për shkak se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar”, theksohet në njoftim. Gjithashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë, të akuzuarit U.K., I.B., dhe Q.B., i ka shpallur fajtorë për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK, dhe të njëjtit veç e veç i ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) euro, të cilin dënim të akuzuarit do ta paguajnë në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, pasi që aktgjykimi të marrë formën e prerë. Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara sipas dispozitës së nenit 384, pasi që dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin e tij. Po ashtu ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka analizuar të gjitha provat e administruara në shqyrtim gjyqësor, si dhe aktgjykimi i ankimuar nuk përmban ndonjë shkelje tjetër për të cilën detyrimisht do të duhej anuluar dhe çështja të kthehet në rivendosje në gjykatën e shkallës së parë. Gjykata e Apelit vëren se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye për çdo prove materiale që është administruar si dhe për çdo dëshmitarë qoftë kur është lexuar deklarata e atij dëshmitari apo kur është dëgjuar në shqyrtimin gjyqësor, duke ndërlidhur provat e tilla në raport me faktet e pretenduara, ashtu që nuk janë vërtetuar faktet që pretendoheshin se të pandehurit i kanë kryer. Me këtë vendim, çështja konsiderohet përfundimisht e mbyllur për të pandehurit e liruar.

Një drejtuesi farmaceutik i ra të fikët, ndërsa qëndronte pas Trumpit në Zyrën Ovale

Një drejtuesi farmaceutik i ra të fikët, ndërsa qëndronte pas Trumpit në Zyrën Ovale

Një ekzekutiv farmaceutik u rrëzua në Zyrën Ovale të enjten, ndërsa anëtarët e administratës Trump po njoftonin një marrëveshje të re për ilaçet për humbje peshe. Ekzekutivi, që besohet të jetë ekzekutivi i Novo Nordisk, Gordon Findlay, po qëndronte pas presidentit gjatë ngjarjes kur, papritmas, “gjunjët e tij filluan të përkulën”. Gazetarët që e panë incidentin nga afër thanë se Dr. Mehmet Oz, Administratori për Qendrat për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, e ndihmoi ekzekutivin të shtrihej në tokë, duke e penguar atë të godiste kokën. Ndërsa gazetarët po shoqëroheshin nga Zyra Ovale, anëtarët e kabinetit u kujdesën për burrin, përcjell Telegrafi. BREAKING: Novo Nordisk executive Gordon Findlay collapses during Trump's announcement in Oval Office, announcement suspended. pic.twitter.com/ejLdRfsxgG — AZ Intel (@AZ_Intel_) November 6, 2025 Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë: "Gjatë Njoftimit të Zyrës Ovale të Kombeve Më të Favorizuara, një përfaqësuesi të njërës prej kompanive i ra të fikët. Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë u hodh shpejt në veprim dhe zotëria është mirë. Konferenca për shtyp do të rifillojë së shpejti". Konferenca për shtyp e së enjtes paraqiti përfaqësues të shumtë të Novo Nordisk dhe Eli Lilly, kompani farmaceutike që punuan me administratën për të krijuar një marrëveshje. Sipas marrëveshjes, prodhuesit e barnave do të zgjerojnë aksesin në ilaçet e tyre të njohura për obezitetin, të tilla si Ozempic, Wegovy dhe Zepbound, duke u ofruar atyre shërbime direkte konsumatorëve në TrumpRx, faqen e internetit të qeverisë që pritet të lansohet vitin e ardhshëm. / Telegrafi /