Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, të cilat hyjnë në fuqi sot

Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, të cilat hyjnë në fuqi sot

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur paketën e 19-të të sanksioneve të BE-së, të cilat hynë në fuqi sot. "Kjo është një paketë e fortë. Ajo vepron, në veçanti, kundër eksportit të burimeve dhe skemave ruse për furnizimin e komponentëve elektronikë në Rusi, dhe ndikimi i përgjithshëm në kufizimin e të ardhurave ruse nga paketa e 19-të vlerësohet të jetë të paktën dhjetëra miliardë euro në vit", tha lideri ukrainas Zelensky shtoi se sanksionet e reja po synojnë gjithashtu Rusinë në Arktik, ku ajo po nxirrte burime, transmeton Telegrafi. Ai vazhdoi duke thënë se sanksionet ruse "nuk krijojnë probleme reale", por se "çdo përshkallëzim rus meriton një përgjigje të përshtatshme dhe të prekshme". Zelensky prej fillimisht të pushtimit të vendit të tij nga ana e Rusisë, i ka bërë thirrje perëndimit për sanksione të ashpra ndaj Moskës. /Telegrafi/

Një fundjavë plot “ha ha ha” për shqiptarët në diasporë -  festivali “Shqip Up Comedy” solli të qeshura si asnjëherë tjetër në edicionin e katërt

Një fundjavë plot “ha ha ha” për shqiptarët në diasporë - festivali “Shqip Up Comedy” solli të qeshura si asnjëherë tjetër në edicionin e katërt

Festivali i humorit ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’ u mbajt këtë vit me edicionin e katërt, pas tre edicionesh të mëparshme të suksesshme. Ngjarja u zhvillua më 31 tetor dhe 1 nëntor 2025 në Stadthalle Dietikon të Cyrihut, dhe solli dy net plot humor për të gjithë të pranishmit. Nata e parë – 31 tetor Nën moderimin e Adriana Matoshit dhe Ylber Bardhit, dy artistë dhe aktorë shumë të mirë me sens të shkëlqyer humori, nata e parë nisi me të qeshura që paralajmëruan atmosferën të festivalit. Salla u mbush me të qeshura dhe entuziazëm teksa skenën e morën Ernest Zymberi, Med Sadrija, Edona Reshitaj, Besart Sllamniku dhe Luan Comedy. Edona Reshitaj dallohej me dy role këtë herë: si performuese në stand-up së bashku me Besart Sllamnikun, dhe më pas duke kënduar në After Party-n e natës së dytë, duke treguar shumëanshmërinë e saj artistike. Një moment i veçantë për publikun ishte prezenca e Kryeministrit Albin Kurti, i cili u prit me duartrokitje të ngrohta nga të gjithë të pranishmit, duke shënuar herën e parë që merr pjesë në ‘Shqip Up Comedy Festival’. Për atmosferën muzikore në After Party-n e natës së parë u kujdes TNT Band. Nata e dytë – 1 nëntor Nata e dytë nisi me të njëjtin entuziazëm si nata e parë. Salla ishte plot, dhe publiku priste me padurim të shihte në skenë Shpend Ahmetin, Valina Muçollin dhe Lulzim Bucollin, të cilët sollën një tjetër natë të mbushur me humor dhe energji. T-Romino, përmes një video-mesazhi, paralajmëroi se nuk do të ishte i pranishëm në festival. Në vend të tij, në skenë u paraqit komediani nga Zvicra Fabio Landert. Festivali vazhdoi më pas me një performancë fantastike nga Edona & Band, që ngriti atmosferën edhe më lart. Ernest, ti tashmë je thuajse rregullisht pjesë e festivalit Shqip Up Comedy. Na trego pak si ishte për ty eksperienca këtë vit? Ernest Zymberi : Unë jam prej fillimi të këtij festivali. Ky është festival i jashtëzakonshëm që e bëjnë Riki edhe Albani. Jam prej edicionit të parë, çdo herë që vij, marr shumë dashuri prej këtyre njerëzve, janë te jashtëzakonshëm, na presin tepër mirë, faleminderit përnjëmend. Hiç pa folur, në momentet e para që hymë në skenë, ata na duan jashtëzakonisht shumë. Çfarë ndryshimi ke parë te festivali gjatë viteve? Ernest Zymberi : Fillimisht ka filluar ne Bazel, përveç se kanë ndryshuar kushtet financiare, ka ndryshuar organizimi, profesionalizmi, edhe është krijuar edhe një infastrukturë më e mirë se që ka qenë, një ekipë më e madhe, kanë filluar të zgjerohen, sepse pa ndihmë financiare nuk mund të krijosh ekipë të mirë edhe një skuadër profesionale që mund të bëjnë këtë punë, siç janë duke e bërë. A ka një rritje të interesimit të shqiptarëve për të ndjekur zhanrin stand up komedi? Si zhanër ka marrë hov goxha shumë edhe në Kosovë, edhe në trojet shqiptare në përgjithësi. Mendoj që është një zhanër shumë komod për publikun, edhe ofron një rehati, ofron atmosferë të mirë, të lehtë, është një lloj limonade artistike të cilën publiku e përjeton jashtëzakonisht mirë edhe ne na bën të ndihemi mirë, si zhanër ka munguar goxha shumë dhe ofrojmë diçka tepër të mirë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili mori pjesë për herë të parë në festivalin “Shqip Up Comedy”, u pyet se si po ndihej dhe si e kishin pritur shqiptarët në këtë ngjarje. Ai për Telegrafin u shpreh: Pas një paradite dhe mesdite shumë të angazhuar ne Prishtinë, erdha me aeroplan në Cyrih, për të parë këtë stand up komedinë, e cila quhet Shqip Up dhe më thanë që, kurgjë nuk qeshesh mirë në Kosovë, çka qeshesh mirë në Zvicër dhe erdha t’i shoh këtu disa prej artistëve tanë që në fakt, edhe po na bëjnë krenarë me punën e tyre, por në të njëjtën kohë janë edhe tejet të këndshëm sepse i bëjnë shqiptarët bashkë edhe i bëjnë ata që të ndjehen shumë mirë. Unë falënderoj organizatorët, shpresoj që, gjithnjë e më shumë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, do të mund ta ndjekin Shqip Up, që është një iniciativë që ka gjetur mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës edhe Të punëve të Jashtme edhe Diasporës në anën tjetër. Të shohim zakonisht në paraqitje serioze. Sa jeni i dhënë pas komedisë? Komedia është një zhanër shumë i vështirë për t’u shkruar. Unë besoj që komedia është më e veshtirë për t’u shkruar se sa drama ose tragjedia, prandaj jam edhe gjithmonë kurioz se aty ku komedia shkruhet mirë, do të thotë që ka talent shumë dhe neve ato nuk na mungojnë, por është ndryshe kur e përjeton në një performancë të gjallë, sikurse kjo në Cyrih sonte. Meqë jeni këtu, a do të thotë se edhe politikanët kanë nevojë për ‘Stand Up Therapy’? Pavarësisht sa mund të ketë humor në politikë, ky humor është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për shkak se është po ashtu politik, por edhe për shkak se këta e kanë profesion dhe kujdesen me gjasë për shikuesit ndoshta më shumë se politikanët për qytetarët. Aktorët Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku, të cilët janë të martuar, morën pjesë si çift për herë të parë në “Shqip Up Comedy”. Në intervistë ata u pyetën se si ishte kjo përvojë për ta. Edona: Unë edhe Besarti e kemi edhe një miniserial “Burrë e Gru” që dallon faktikisht me mënyrën e stand up-it, por hera e parë që kemi ardhur si stand up, edhe e kaluan tepër mirë, u kënaqëm, e ndjemë edhe energjinë prej publikut, ishte fantazi. Unë kam qenë vitin e kaluar me muzikë, por e shoh dallimin e organizimit që çdo vjet Shqip Up Festival shkon duke u rritur dhe duke qenë më mirë, e më mirë. I përgëzoj shume dhe i falënderoj shumë, që na kanë ftuar prapë. Besarti: Ka qenë një eksperiencë e mirë sepse edhe për neve ka qenë hera e parë. Ne asnjëherë nuk kemi bërë Stand Up. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, u prit mirë, provuam edhe diçka që s’e kemi provuar më herët dhe besoj që nuk do ta lëmë me kaq. Edonë, ti vjen me dy përgjegjësi, si aktore dhe si performuese në after party. Sa të vështirë e ke pasur për t’u përgatitur me të dyja? Edona: Jo, ndoshta më të vështirë e kemi pasur të përgatitemi me Stand Up, sepse e kam një rutinë të zakonshme me performancat live të muzikës, jam shumë aktive në Kosovë në përgjithesi, por natyrisht që më ka vyer përgatitja edhe për atë pjesë, por meqë ndahen dy ditë, nuk është në të njëjtën ditë, e kam njëfarë relaksimi pak më të mirë, mirëpo jam tepër e lumtur që kam ardhur me të dyja thënë të drejtën, se shumica e njerëzve, disa më njohin si këngëtare e jo si aktore, e disa më njohin si aktore e jo si këngëtare, kështu që në këtë edicion do të më shohin në dy profilet e mia. Med Sadrija i pyetur se si e priti publiku shqiptar për herë të dytë, ai u përgjigj: Fenomenal! S’ma ka marrë mendja. Që dy vjet e gjysmë jam stand up komedian dhe vetëm në Austri, Gjermani e Zvicër, dua të them që s’më ka rënë shpesh me shqiptarë, kemi pasë 2-3 në publik, por vetëm shqiptarë si në Shqip Up Comedy Festival, s’me ka rënë kurrë. Ikur verës kur shkojmë, qysh të presin dajtë, ashtu më kanë pritur, shumë jam i gëzueshëm, shumë jam krenar se e vërej se janë duke e kuptuar komedinë, e duan dhe qeshin bashkë me ty. A mendon se kësaj here ke qenë pak më ndryshe se prej herës së parë, a ke vërejtur ndryshim te vetja? Medi: Po, shumë ma konfident kam qenë, kur e kam parë te parin Ernest Zymberin duke qeshur, thashë pse të kem frikë unë, ky eshte publiku im, këta janë njerëzit e mi, këta më kuptojnë, këta e flasin gjuhën, janë rritur si unë, kur flas për “çka m’ka ba nana, çka m’ka ba baba”, krejt e kemi përjetuar njëjtë, për këtë e kam ndier veten shumë mirë, fenomenal. Luan, na tregoni si të priti publiku shqiptar sonte në Shqip Up Comedy? Luani: Ishte fantazi, une si stand up komedian, jam kënaqur, e kam ndier veten shumë mirë, kanë qeshur nonstop dhe fantazi ka qenë. Si po e sheh zhvillimin e zhanrit Stand Up Comedy të komunitetit shqiptar në diasporë? Faktikisht, duhet të pranojmë realitetin, e kemi një problem. Shqiptarit në fillim nuk i pëlqen Stan Up-i, thotë “po e kqyri në internet”, e kam vërejtur eehe ne shfaqjet e mia, kur vinë njëherë, atëherë kënaqen me stand up, pastaj vinë prapë. Por, njëherë është zor, shqiptarët me i ngreh në stand up shoë, amo njëherë kur vinë, i ke përgjithmonë fansa. Lulzim Buçolli tregoi se si e humbi edicionin e vitit të kaluar dhe si ishte kjo herë për të: Më kanë ndalur në kufi, kam dashur të hyj përmes shalterit dhe kufitarin ta grith. Por, e kam ndalur veten, kam thënë vitin tjetër ju tregoj unë. Vec sa e kreva setin tim dhe publik më të mirë s’ka. Ëndërr e kam pasur t’i shoh komedianët të mblidhen dhe të bëjnë komedi, sepse kjo eshte sikur “Crème de la crème”, sendi më i mirë, t’i bësh njerëzit për të qeshur, ne kemi nevojë të qeshim shumë, si shqiptarë që kemi vuajtur shumë, tash kemi nevojë të çelemi krejt, kështu që s’do të ndalemi, po bëjmë festivale, po bëjmë komedi dhe njerëzit po e duan. Sa kemi filluar 5-6 vjetët e fundit, por tash jemi ‘top’. Ndërsa Shpend Ahmeti për përvojën e tij në Shqip Up Comedy tregoi: “Stand Up Comedy për herë të parë këtu, por e kam filluar në festivalin në Gjilan. E kam bërë për babain tim, i cili ka qenë artist. Vitin e ardhshëm bëhen pesë vite që ka ndërruar jetë dhe gjithmonë e kam pasur ëndërr ta bëj këtë, sidomos tani që jam më i lirë për t’u shprehur, pasi nuk jam më në politikë”, tha ai. Ai shtoi se publiku ishte shumë i mirë, edicioni i katërt dhe organizimi po ashtu shumë i mirë. “E realizova ëndrrën time”, theksoi ai. Më tej, Shpendi tregoi se babai i tij i ndjerë, Ali Ahmeti, i kishte thënë të mos bëhej aktor, edhe pse ai e donte shumë artin, sepse mendonte se arti nuk respektohet dhe nuk çmohet sa duhet në Kosovë, kur i vinte ndonjë rol, çante nga gëzimi. Kur hyra në politikë, më tha se është gati njësoj – ‘pak aktrim aty, pak aktrim këtu’”, përfundoi Shpendi duke qeshur. Aktorja e njohur Adriana Matoshi, e cila moderoi festivalin për dy net radhazi, u shfaq plot energji, duke mbajtur publikun të angazhuar dhe duke sjellë të qeshura së bashku me Ylberin. Ajo për Telegrafin u shpreh: “Ishte fantastike! Unë jam për herë të parë, është e vërtetë, por vitin e kaluar kam qenë si mysafire. Kam kaluar tepër mirë, kam qeshur shumë. Sivjet ma kanë bërë ftesën si moderatore, dhe më duket se po më ecën. Publikut i kam pëlqyer shumë, dhe kjo më ka bërë shumë të lumtur. Përnjëmend jam ndier tepër mirë”. Mes politikës dhe artit, ku po e gjen veten më shumë? Adriana: Edhe në art edhe në politikë unë jam shërbyese. Unë i shërbej popullit tim, i bëj të qesh, i bëj të qaj me rolet e mia. Punën si deputete e bëj me nder, me përkushtim të madh me energji të mirë, me vullnet. Aty ku janë zërat që populli im nuk mundet t’i çojë përpara, unë jam zëri i tyre. Kam bërë shumë punë të mira, shumë punë të mbara, shumë punë të drejta dhe jam shumë e lumtur dhe shumë krenare për çdo send që unë e bëj. Duke e ditur se Adrianën e kemi parë në role humoristike, ku ajo e ka bërë shkëlqyeshëm këtë punë, dhe se edhe në jetën reale ka një sens të veçantë humori, ajo e shfaqi këtë edhe gjatë moderimit, duke sjellë momente me plot të qeshura. Adriana: “Unë jam edhe në jetën e përditshme një njeri me humor. E kam një humor timin personal, që më buron nga zemra, dhe nuk ka qenë e vështirë sepse kam qenë vetvetja. Për këtë jam e mirë dhe e suksesshme në çdo gjë që bëj, sepse nuk dal prej vetes, nuk preferoj të dal prej Adrianës. Normalisht, në role dhe në filma e bëj karakterin që më ofrohet, por në jetën e përditshme, në këto gjëra, unë jam vetvetja, dhe për këtë arsye njerëzit më pranojnë. Jam e pranueshme për publikun dhe u pëlqej atyre”. Po ashtu, edhe Ylber Bardhi ka një humor të veçantë dhe ishte personi adekuat për t’iu bashkuar Adrianës në moderim. Ai për Telegrafin tha: “Është një punë që nuk e kam bërë kurrë më herët, edhe për mua ka qenë shumë sfiduese. Kur më kanë ftuar para dy vjetësh të jem pjesë e festivalit si moderator, nuk munda t’i them jo. Me të parën kisha dëshirë, por kisha emocione sepse nuk e kam bërë kurrë; është një lloj përgjegjësie ta moderosh një festival të tillë, me përmasa kaq të mëdha. Kur kam dëgjuar se do të jem bashkë me Adrianën, atëherë pa hezitim kam thënë ‘po, unë do të jem aty’. Unë e dua stand up-in shumë dhe nuk e kam bërë kurrë, në të ardhmen, por nuk e di kur. Në të ardhmen do ta bëj një stand up; kam nevojë unë si aktor të provoj edhe stand up-in”. Hana Ramosaj, menaxhere organizative, tha: “Unë besoj se është diçka që s’ka pasur kurrë më parë. I mbledh krejt shqiptarët bashkë për një gjë që është për kulturë; mblidhen rinia, njerëzit, çdo moshë. T’i bësh të gjithë bashkë në një event si ky festival është diçka shumë, shumë speciale, dhe jam tepër krenare që jam pjesë e këtij festivali”. Themeluesi dhe drejtori i Festivalit, Ridvan Murati, u shpreh: “Përfundoi edhe kjo. Tash jam njeriu më i lumtur, sidomos këtë javë që vjen, sepse ka qenë një punë dhe ngarkesë shumë e madhe, por duke parë që kemi një publik fantastik, duke parë që njerëzit, secili që del jashtë kësaj dere, është i qeshur, kjo na bën të harrojmë lodhjen që e kemi pasur këto muaj, sidomos muajt e fundit. Sigurisht që edhe edicioni i sivjetmë është më ndryshe se tjetri; çdo vit po rritemi, çdo vit po ndryshojmë diçka. Kësaj here, në bord të festivalit kemi ftuar njerëz të fushave të ndryshme, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh që të realizohet një gjë e tillë. Ky festival është festivali më i madh në Zvicër, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për zviceranët”. Ai gjithashtu njoftoi se “Shqip Up” do të jetë edhe në disa qytete të tjera dhe se këto befasi do t’i paraqesin shumë shpejt. Zëvendësdrejtori, Alban Hamza, tha: “Është herët të procesojmë gjithë atë që kemi arritur. Natën që kaluam kemi marrë shumë feedback, shumica kanë qenë pozitivë. Po mundohemi të ruajmë standardin, asnjëherë nuk kemi opsion të biem nën standard. Faleminderit Telegrafit, bashkë kemi bërë një punë shumë të mirë gjatë gjithë periudhës. Kur ke në krah një partner medial siç është Telegrafi, sigurisht gjithçka shkon më lehtë”. Edicioni u mbyll me një performancë fantastike nga Edona Reshitaj. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be

Filmi ndërkombëtar horror “The Sixth” xhirohet tërësisht në Kosovë, paralajmërohet konferencë për media te Shpella e Gadimës

Filmi ndërkombëtar horror “The Sixth” xhirohet tërësisht në Kosovë, paralajmërohet konferencë për media te Shpella e Gadimës

Kosova po bëhet sërish skenë e produksioneve ndërkombëtare me filmin e ri horror “The Sixth”, me regji nga Michael Caissie dhe producent Clayton Turnage nga Hollywoodi. Projekti është realizuar në bashkëpunim me kompaninë kosovare Kras Production dhe synon të promovojë vendin përmes bukurive natyrore dhe lokacioneve unike, duke treguar potencialin e Kosovës si destinacion për produksione ndërkombëtare. Filmi është xhiruar tërësisht në Kosovë, duke përfshirë lokacione si Trepça, Prishtina dhe Shpella e Gadimes, dhe është pjesë e një serie projektesh të producentëve kosovarë që jetojnë në SHBA, Fitim dhe Fahri Krasniqi, të cilët vazhdojnë të sjellin projekte ndërkombëtare në vendin tonë. “The Sixth” është një film i zhanrit horror që kombinon elemente dramatike dhe thriller me lokacione natyrore dhe historike të Kosovës, duke ofruar një eksperiencë tërheqëse vizuale dhe emocionale për audiencën ndërkombëtare. Ky projekt tregon edhe mundësitë e jashtëzakonshme që vendi ynë ofron për produksione të mëdha dhe të profilit të lartë. Producentët kosovarë po bashkëpunojnë ngushtë me ekipin ndërkombëtar për të garantuar një standard të lartë të produksionit dhe për të krijuar një film që të shërbejë si promovim i Kosovës në skenën globale të kinemasë. Për të ndarë më shumë detaje rreth filmit dhe përvojës së xhirimeve, ekipi i filmit ka planifikuar një konferencë për media, që do të mbahet më 7 nëntor në Shpellën e Gadimes, në Lipjan. Në këtë ngjarje do të prezantohen regjisorët dhe producentët, si dhe do të diskutohen sfidat dhe eksperiencat gjatë xhirimeve në Kosovë. Filmi “The Sixth” synon të vendosë Kosovën në hartën e kinemasë botërore, duke treguar se vendi jonë mund të jetë një destinacion ideal për produksione ndërkombëtare dhe projekte artistike me profil të lartë. /Telegrafi/

Prishtina 01 mëson kundërshtarin për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve

Prishtina 01 mëson kundërshtarin për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarin e saj të ardhshëm në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve në futsall. Sot (e mërkurë) është hedhur shorti në Nyon për raundin e 16-të ose ndryshe për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. FC Prishtina 01 do të përballet me Riga Futsal Club nga Latvia, një duel që premton spektakël dhe emocion të madh! Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 nëntor, ndërsa përballja e kthimit më 5 dhjetor në Riga. Pas një faze historike në Main Round, ekipi kosovar vazhdon rrugëtimin evropian mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit. Kjo përballje jep besim të madh për të arritur një tjetër rekord, kalimin në top 8 ekipet më të mira evropiane, pasi janë shmangur klube më të mëdha si Benfica, Sporting Lisbona apo Palma Futsal. / Telegrafi /

Interi kërkon 50 milionë për mbrojtësin e tyre

Interi kërkon 50 milionë për mbrojtësin e tyre

Një nga mbrojtësit më premtues të Interit të Milanos, Yann Bisseck, mund të largohet nga klubi zikaltër gjatë afatit kalimtar të ardhshëm. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili ka tërhequr interesin e shumë klubeve evropiane, është vlerësuar nga drejtuesit e Interit me një çmim që shkon deri në 50 milionë euro. Bisseck iu bashkua Interit në verën e vitit 2023, pasi u transferua nga skuadra daneze AGF Aarhus, me një marrëveshje që kushtoi rreth 7 milionë euro dhe kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Gjatë sezonit 2024/25, ai u shndërrua në një element të rëndësishëm për skuadrën e Simone Inzaghit, duke spikatur si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, çka ndikoi në rritjen e ndjeshme të vlerës së tij në treg. Megjithatë, forma e tij aktuale nuk ka qenë në nivelet më të mira, dhe kjo ka shtyrë klubin të shqyrtojë mundësinë e një shitjeje të mundshme. Profili i Bisseck është shumë i përshtatshëm për futbollin anglez, me një gjatësi prej 1.96 metrash, forcë fizike, aftësi të mira me topin dhe vetëm 24 vjeç, ai përfaqëson një kombinim ideal për klubet e Ligës Premier. Tottenham Hotspur shihet si destinacioni më i mundshëm, pasi lojtari thuhet se ka shprehur dëshirë për të provuar një aventurë në Angli. Interes ka treguar edhe Crystal Palace, por Interi nuk pritet të pranojë një ofertë më të ulët se 35 milionë euro. Shitja e Bisseck mund të ndihmojë klubin të financojë afrime në zona të tjera, ndërsa vetë lojtari mbetet një aset me potencial të madh zhvillimi. Në javët që vijnë, Yann Bisseck do të duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij: të konsolidojë rolin në Milano apo të nisë një aventurë të re në futbollin anglez. Me vlerën e tij në rritje dhe interesin e madh nga klubet britanike, Bisseck duket se po përgatitet për një lëvizje që mund të shënojë fillimin e një kapitulli të ri dhe më ambicioz në rrugëtimin e tij profesional. /Telegrafi/

Britani e Madhe, dorëzohet personi i liruar gabimisht nga burgu

Britani e Madhe, dorëzohet personi i liruar gabimisht nga burgu

Policia e qarkut Surrey në Britani të Madhe ka bërë të ditur se personi i cili u lirua gabimisht nga një burg i Londrës, përsëri është në paraburgim pasi u dorëzua vetë. William Smith është dorëzuar vetë tre ditë pasi u lirua gabimisht nga burgu Wandsworth. "Ne po e anulojmë apelin tonë për të ndihmuar në gjetjen e 35-vjeçarit të kërkuar William Smith, i cili të hënën, më 3 nëntor, u lirua gabimisht nga HMP Wandsworth. Sot, Smith u dorëzua vetë në HMP Wandsworth", njoftoi policia. BBC raportoi se Smith u dënua me 45 muaj për vepra të shumta mashtrimi në Gjykatën e Kurorës në Croydon, të njëjtën ditë që u lirua. Smith ishte njëri nga dy personat e liruar gabimisht nga burgu Wandsworth ndërsa për personin tjetër, shkelësin seksual Brahim Kaddour-Cherif (24-vjeç), i cili u lirua gabimisht më 29 tetor, policia është ende në kërkim. Duke folur për BBC, ministri i Drejtësisë, Alex Davies-Jones tha se burgjet nuk do të rregullohen brenda natës, duke shtuar se sistemi është në krizë. Ndërkohë, sekretari i Drejtësisë, Robert Jenrick e quajti situatën një "rrëmujë të plotë". /Telegrafi/

Krim në familje Kosovë/ Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas! Dinamika e ngjarjes

Krim në familje Kosovë/ Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas! Dinamika e ngjarjes

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre. Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur … Continued The post Krim në familje Kosovë/ Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas! Dinamika e ngjarjes appeared first on Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota .

Nikolloski: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e Korridorit 8

Nikolloski: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e Korridorit 8

Fuqimisht jemi të përkushtuar në ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit transevropian me rëndësi strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike për të gjithë Ballkanin dhe të gjithë Evropën, porositi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, pasi me homologun e tij bullgar Grozdan Karaxhov e nënshkruan Marrëveshjen për tunelin hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, përcjell "AIM". “Marrëveshja është ëndërr e gjeneratave në të dyja anët e kufirit, diçka për të cilën kemi lexuar, diçka që na është mësuar kur ishim fëmijë se të dy shtetet, dy kryeqytetet, Sofja dhe Shkupi, duhet të lidhen me një lidhje hekurudhore”, tha zv. kryeministri Nikolloski, duke theksuar punën e palodhur dhe përkushtimin për realizimin e projektit. Sipas Karaxhovit, kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse, theksoi, po përmbushim një ëndërr të shumë gjeneratave. “Po hapim, po rinovojmë një hekurudhë që është më shumë se 100 vjeçare. Patëm nderin me Nikollovskin ta realizonim këtë projekt”, tha Karaxhovi, i cili mbërriti në këtë ngjarje me tren nga Qustendilli. Valentina Superti, drejtoreshë e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor të KE-së porositi se marrëveshja është shumë e rëndësishme për të dy shtetet, por edhe për të gjithë rajonin. “BE-ja mbështet bashkëpunimin midis dy vendeve dhe siguron fonde për implementimin e projektit. Ndërtimi i tunelit do të sjellë përfitime sociale dhe ekonomike për rajonin”, tha Superti. Marrëveshja për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit – një pikë ndërkufitare e dy shteteve në Korridorin 8 për lidhjen direkte hekurudhore Shkup dhe Sofje, u nënshkrua në prani të përfaqësuesve të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane Investuese, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Botërore. Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së Angela Aggeler. Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2.4 kilometra, 1.189,30 metra në territorin e Maqedonisë dhe 1.193,70 metra në territorin e Bullgarisë.

Bajrami i reagon Muratit për buxhetin e Prishtinës: Trego pse e mbajte në sirtar për 46 ditë

Bajrami i reagon Muratit për buxhetin e Prishtinës: Trego pse e mbajte në sirtar për 46 ditë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati i cili kritikoi LDK-në për mosmiratimin e buxhetit të Prishtinës. Bajrami në një reagim në Facebook, ka shkruar se Murati për 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar e nuk e ka përcjellë për aprovim në Kuvend. “Hekuran Murati e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës plotë 46 ditë në sirtar dhe a e dini kur e ka përcjellë në Kuvend të Kosovës, e ka përcjellë me 31.01.2025, shiheni shkresën që ai ka postuar vetë”, ka shkruar Bajrami. Ajo ka shtuar se Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka kaluar buxhetin e Prishtinës me datë 9.12.2024. “Dmth. Hekurani buxhetin e Prishtinës e ka përcjellë në Kuvend në kulmin e fushatës zgjedhore me 31 janar dhe normalisht Glauk Konjufca si kryetar as që është marrë me këtë punë, sepse ai është dashur të thërrasë mbledhje të Kryesisë, e të caktojë seancë dhe ta kalojmë buxhetin e komunës së Prishtinës para një viti, por jo këto nuk kanë ndodhur. Tani akuzat e propaganduesit janë se LDK-ja po e bllokon kuvendin dhe s’po e kalon buxhetin e komunës së Prishtinës. E qysh kalohet buxheti pa u formu komisionet parlamentare?”, ka shkruar tutje deputetja e LDK-së. Murati kritikon LDK-në për mosmiratimin e buxhetit të Prishtinës: Kush është bllokuesi i buxhetit? Bajrami i ka kërkuar Muratit që tu tregoj qytetarëve pse e ke mbajtur në sirtar buxhetin e komunës së Prishtinës 46 ditë dhe nuk e ke sjellë në Kuvend atëherë kur Kuvendi ka qenë funksional dhe i ka pasur krejt trupat funksional. “Qytetarët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të tregojnë të dielën se kush është bllokuesi në Prishtinë. Mjaft, propagandove! Liroje buxhetin e RTK-së, siç e bëre para tre muajve ose siç është vepruar më 2021, sepse derisa ti po mashtron në fcb disa familje bukën në market janë t'u e marrë veresi”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

"Kam qejf të shkoj me ty", n​gacmoi pacienten - arrestohet mjeku në Tiranë

"Kam qejf të shkoj me ty", n​gacmoi pacienten - arrestohet mjeku në Tiranë

Një mjek është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Mjeku Sinan.M, u denoncua nga emisioni investigativ ‘Stop’, teksa ka ngacmuar seksualisht një paciente e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore. Siç raportojnë mediat në Shqipëri , pas vizitës, mjeku kërkon që të krijojë raporte personale me pacienten e më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /NOA/

Real Madridi njofton lëndimin e yllit të ekipit, mediat zbulojnë sa do të mungojë

Real Madridi njofton lëndimin e yllit të ekipit, mediat zbulojnë sa do të mungojë

Sipas raportimeve, mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, po vuan nga një dëmtim i muskulit gjysmëtendinoz në këmbën e majtë dhe ka të ngjarë të mungojë për rreth tre javë. Do të jetë një pengesë e madhe për Los Blancos për shkak të rëndësisë së francezit. Ai ka qenë shumë i qëndrueshëm në zemër të mesfushës nën drejtimin e Xabi Alonsos këtë sezon, duke luajtur si titullar në 14 nga 15 ndeshjet e zhvilluara. Është vet klubi mbretëror që ka njoftuar rreth lëndimit të Tchouamenit. “Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Aurelien Tchouameni nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim i muskulit gjysmëtendinoz në këmbën e majtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Real Madridit. Tchouameni medical report. — Real Madrid C.F. (@realmadriden) November 6, 2025 25-vjeçari tani do të humbasë ndeshjen e së dielës në La Liga kundër Rayo Vallecanos, por pushimi ndërkombëtar do t'i lejojë atij të rikuperohet shpejt. Dani Ceballos dhe Eduardo Camavinga pritet të mbushin boshllëkun e Tchouameni. Federico Valverde do t'i nënshtrohet gjithashtu ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar ashpërsinë e dëmtimit të muskulit aduktor që pësoi gjatë humbjes 1-0 kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Edicioni i 3-të i festivalit ‘Moisiu’ mbahet nga 22 deri më 27 nëntor në Prishtinë

Edicioni i 3-të i festivalit ‘Moisiu’ mbahet nga 22 deri më 27 nëntor në Prishtinë

Edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit Shqiptar, “Moisiu”, i cili këtë vit organizohet në Prishtinë mbahet nga data 22 deri më datën 27 nëntor 2025. Kështu ka thënë për KALLXO.com, Kushtrim Sheremeti, drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK). Edicioni i tretë i këtij festivali ishte planifikuar të mbahet vitin e kaluar, […] The post Punëtorë të RTK-së protestojnë për paga – VIDEO appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Polonia po nis një program të ri trajnimi ushtarak, që synon të trajnojë 400,000 njerëz deri në vitin 2026

Polonia po nis një program të ri trajnimi ushtarak, që synon të trajnojë 400,000 njerëz deri në vitin 2026

Polonia do të prezantojë një program të ri trajnimi ushtarak këtë muaj si pjesë e një plani më të gjerë për të trajnuar rreth 400,000 njerëz në vitin 2026, tha Ministria e Mbrojtjes të enjten. E nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Polonia tani shpenzon më shumë nga GDP-ja e saj për mbrojtje sesa çdo anëtar tjetër i NATO-s, transmeton Telegrafi. Ajo është rritur në ushtrinë e tretë më të madhe të aleancës, me 216,000 personel, dhe planifikon të zgjerojë forcat e saj me gati një të tretën gjatë dekadës së ardhshme. I quajtur nga Ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz si "trajnimi më i madh i mbrojtjes në historinë polake", programi "Në Gatishmëri" do të jetë vullnetar dhe i hapur për të gjithë qytetarët - nga nxënësit e shkollës deri te të rriturit që punojnë, kompanitë dhe të moshuarit. Programi do të ofrojë një kurs bazë sigurie, trajnim mbijetese, udhëzime mjekësore dhe klasa të higjienës kibernetike. "Vetëm në nëntor dhe dhjetor do të trajnojmë rreth 20,000 persona në trajnim individual, por numri i përgjithshëm, në aspektin e të gjitha formave të trajnimit, është rreth 100,000 persona", tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk në një konferencë. Ministria planifikon vitin e ardhshëm të trajnojë afërsisht 400,000 persona "individualisht, në grupe, si pjesë e 'Edukimit me Ushtrinë', trajnimit rezervist dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak vullnetar", shtoi Tomczyk. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë, Wieslaw Kukula, tha se programi kishte dy qëllime kryesore - të forconte qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe komuniteteve dhe të rriste disponueshmërinë, gatishmërinë dhe kapacitetin e rezervistëve. Programi u njoftua për herë të parë nga kryeministri Donald Tusk në mars, për të "ndërtuar një ushtri rezervistësh" mes shqetësimeve të shtuara të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. /Telegrafi/

Orari i xhiros së 13-të në Superligë, luhen vetëm katër ndeshje

Orari i xhiros së 13-të në Superligë, luhen vetëm katër ndeshje

Xhiro e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në fundjavë, ku katër ndeshje janë në program për t'u luajtur. Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, derisa ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës është shtyrë. Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e xhiros së 13-të, ku ndeshja hapëse e kësaj xhiro luhet në Skenderaj, me Drenicën që pret Ballkanin nga ora 13:00. Po të njëjtën ditë luhet sfida edhe mes Llapit dhe Prishtinës së Re në Podujevë. Të dielën në program janë edhe dy sfida të tjera, me Ferizajn që pret Dukagjinin derisa Malisheva takohet me Gjilanin. Të gjitha katër sfidat e xhiros së 13-të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/

Vrasja e dy vëllezërve në Golluboc, policia po kërkon të dyshuarin

Vrasja e dy vëllezërve në Golluboc, policia po kërkon të dyshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golluboc të Malishevës, ku dyshohet se dy vëllezër janë vrarë nga një person. Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, i dyshuari që ka vrarë të dy personat është dhëndër i tyre, ndërsa është i fshatit Sankovc i komunës së Drenasit. Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve, raporton Telegrafi. Dorasi dyshohet se kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij, derisa pak ditë më parë dy viktimat kishin varrosur babanë e tyre. Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia aktualisht. / Telegrafi /