Bayern Munich në epërsi prej dy golash ndaj PSG-së pas pjesës së parë

Bayern Munich po avancon me rezultat 2-0 ndaj Paris Saint-Germainit pas pjesës së parë në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Mysafirët rastin e parë për gol e krijuan qysh në minutën e tretë duke rrezikuar me anë të Michael Olise, por goditja e tij u prit nga Chevalier. Menjëherë në aksionin vijues Bayerni ia doli të realizojë me anë të Luis Diaz i cili realizoi për 1-0 në minutën e katërt. PSG-ja mendoi se kishin barazuar rezultatin në 1-1 kur realizoi Ousmane Dembele, por goli i këtij të fundit u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 30-të Bradley Barcola bëri një goditje të fuqishme e cila u ndal për mrekulli nga Manuel Neuer. Të besuarit e Vincent Kompany dyfishuan epërsinë në minutën e 33-të ku sërish autor i golit ishte Diaz që realizoi për 2-0 pas një gabimi fatal nga PSG-ja. Lajm i keq për Luis Enriquen në këtë pjesë të parë ishte largimi nga loja i Ousmane Dembele për shkak të lëndimit. Mysafirët në ndërkohë pjesën e dytë duhet ta luajnë me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Luis Diaz pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Achraf Hakimit./ Telegrafi /

Një prekje me dorë në zonë dhe goditje drejt portave, derbi evropian nuk sjell gola pas 45 minutave

Pas 45 minutash të forta në Anfield, Liverpool dhe Real Madrid nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, me rezultatin që shënon 0-0 në super-derbin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Liverpool ka qenë mjaft aktiv, me Dominik Szoboszlai që provoi disa gjuajtje nga distanca dhe krijoi situata të rrezikshme për portën e Thibaut Courtois, duke i detyruar madrilenët të reagojnë me kujdes. Një moment i diskutueshëm erdhi në minutën e 30’, kur gjyqtari u detyrua të shqyrtojë një situatë brenda zonës së Real Madrid për një mundësi penalltie, por prekjen me dorë të Aurelien Tchouamenit, pas kontrollit me VAR vendosi të mos akordojë penallti, gjë që e la Liverpoolin të frustruar. Tchouameni es intocable dónde sea Ya ni se esconden pic.twitter.com/SFiyWTzHB7 — Pedrinho10 (@PedrinhoFCB__) November 4, 2025 Nga ana tjetër, Real Madrid gjithashtu pati disa shanse të mira, me Jude Bellingham që provoi një gjuajtje të fuqishme drejt portës. Pavarësisht rasteve të pastra nga të dyja ekipet, portierët dhe mbrojtësit ishin në nivelin e duhur, duke ruajtur portat e paprekura dhe duke garantuar një pjesë të parë me shumë intensitet, por pa gola. Super-derbi në Anfield pritet të marrë një tjetër dimension në pjesën e dytë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të gjejnë golin që mund të vendosë fatin e ndeshjes. /Telegrafi/

Kompania ruse gabimisht i transferon rrogat e të gjithë punëtorëve tek një punëtor - 'fatlumi' refuzon t'i kthejë 80 mijë eurot

Një punëtor në fabrikën ruse, Khanty‑Mansiysk, është paditur nga kompania ku punon pasi po refuzon të kthejë mbi 7 milionë rublave (80 mijë euro), të cilat i ishin transferuar gabimisht për shkak të një defekti në softuer. Kur i erdhi njoftimi nga aplikacioni i bankës në fillim të këtij viti, Vladimir Rychagov nuk i besonte syve. Përveç 46 954 rublave (500 eurove), që e dinte se i takonin për pushime, ai ishte përfituar edhe një shumë prej 711 254 rublash (80 mijë euro). Ai kishte dëgjuar prej kolegëve se fabrika po përgatitej të jepte pagën e 13‑të pas një viti të suksesshëm, por… ai nuk priste diçka kaq të madhe, raporton Oddity Central. Gëzimi nuk i zgjati shumë, sepse shumë shpejt filluan telefonatat nga departamenti i kontabilitetit që e njoftonin “të janë transferuar 7 milionë rublë gabimisht - duhet t’i kthesh”. Por, pasi bëri disa kërkime online, Vladimir vendosi të mos i kthejë paratë. “Pasi hulumtova në internet, kuptova se nëse bëhej fjalë për një gabim teknik, ishte në përgjegjësinë time nëse dëshiroja t’i ktheja, por nëse ishte gabim faturimi, isha i detyruar t’i ktheja”, i tha Rychagov Kanalit 5 dhe shtoi se “më pas mësova se ishte një gabim teknik dhe vendosa se kisha të drejtë t’i mbaja paratë”. Sipas dokumenteve të gjykatës nga punëdhënësi i tij, paratë ishin të destinuara për të paguar pagat e 34 punonjësve në një degë krejt tjetër. Por për shkak të një defekti softuerik, ato u transferuan gabimisht tek Rychagov, kështu që ai ishte i detyruar t’i kthejë. Në mbrojtje të tij, punëtori argumentoi se fondet ishin pranuar në emër të kompanisë, jo të një dege specifike dhe ishin listuar si “pagë” në urdhrin e pagesës, kështu që ai pretendonte se i takonin. Rychagov tregon se kërkesat e kompanisë për të kthyer paratë u shndërruan në kërcënime, kështu që ai përdori “pasurinë e re” për të blerë një veturë të re dhe për t’u zhvendosur me familjen në një qytet tjetër. Gjatë rrugës për në banesën e re, u iniciua një padi nga fabrika dhe llogaritë bankare të tij u ngrinë. Punëdhënësi nuk u dorëzua për 7 milionë rublat dhe filloi një betejë të gjatë gjyqësore. Gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit vendosën në favor të punëdhënësit, duke vënë në dukje se në fund të periudhës raportuese nuk kishte pasur detyrime pagash ndaj punonjësit dhe pagesa prej 7 milionë rublash nuk konsiderohej pagë. Prandaj, Rychagov ishte i obliguar t’i kthente 7 milionë rublat. Rasti është çuditërisht i ngjashëm me një burrë kilian, i cili aksidentalisht përfitoi 286 herë paga dhe u zhduk pa gjurmë në vend që t’i kthente paratë. /Telegrafi/

Cakolli: Nëse Qeveria nuk votohet deri më 19 nëntor, këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të reja

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka sqaruar procedurat kushtetuese dhe afatet ligjore që lidhen me zgjedhjen e mandatarit për kryeministër dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Sipas Cakollit, mandatarit të ri i mbetet afati ligjor deri më 19 nëntor për ta paraqitur kabinetin dhe programin qeverisës në Kuvend, si dhe për të siguruar të paktën 61 vota. Nëse deri në këtë datë nuk arrihet votimi me sukses, më 20 nëntor presidentja duhet ta shpërndajë Kuvendin, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja. “Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së tyre, ndërsa Ligji për Zgjedhjet i jep Presidentes deri në 10 ditë kohë për ta bërë shpalljen e datës së zgjedhjeve nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit”, ka shkruar Cakolli në Facebook. Ai ka sqaruar se nëse Kuvendi shpërndahet më 20 nëntor, datat më të mundshme për zgjedhje janë 21 ose 28 dhjetori. “Teorikisht, të mundshme janë edhe 14 dhjetori – nëse procedura dështon dhe shpërndarja ndodh më herët; apo 4 janari, vetëm në rast se shpallja e datës së zgjedhjeve shtyhet deri në fund të nëntorit, në afatin maksimal 10-ditor që ka Presidentja”, ka shtuar ai.

Tori Spelling dhe Dean McDermott finalizojnë divorcin pas më shumë se dy vitesh ndarje

Aktorja amerikane Tori Spelling dhe aktori kanadez Dean McDermott kanë finalizuar divorcin e tyre më shumë se dy vjet pas ndarjes. Sipas mediave amerikane, ish-bashkëshortët arritën një marrëveshje që zgjidhi të gjitha çështjet, përfshirë kujdestarinë e fëmijëve të tyre: Liam (18), Stella (17), Hattie (14), Finn (13) dhe Beau (8). Thuhet se Spelling paraqiti dokumente gjyqësore të hënën duke zbuluar se ajo dhe McDermott, 58 vjeç, kanë arritur një marrëveshje për mbështetjen financiare të fëmijëve dhe ndarjen e pronës. Aktorja ende nuk ka paraqitur një mocion për një zgjidhje në gjykatë, sipas raportimeve të medias. Foto: Jeff Vespa/Getty Përfaqësuesit e ish-çiftit nuk u janë përgjigjur ende kërkesave të mediave për koment. Ish-çifti, i cili u martua në maj të vitit 2006, shkaktoi thashetheme për telashe kur Spelling u pa pa unazën e saj të martesës në mars të vitit 2021. Po atë vit, Spelling pranoi se ajo dhe McDermott kishin fjetur në dhoma të ndara. Megjithatë, ata i shuan thashethemet duke u ribashkuar gjatë një daljeje familjare në tetor të atij viti. Pothuajse dy vjet më vonë, McDermott njoftoi se ai dhe Spelling po divorcoheshin pas 17 vitesh martesë. Foto: Gregg DeGuire/WireImage "Me një trishtim të madh dhe një zemër shumë, shumë të rënduar, pas 18 vitesh së bashku dhe pesë fëmijëve të mrekullueshëm, unë dhe Tori kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara dhe të fillojmë një udhëtim të ri. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër të dashur dhe t'i udhëzojmë e t'i duam fëmijët tanë gjatë kësaj kohe të vështirë", shkroi McDermott në një postim në Instagram në qershor 2023, i cili u fshi më vonë. Spelling zyrtarisht paraqiti kërkesë për divorc në mars të vitit 2024. Aktorja përmendi "dallime të papajtueshme" si arsyen e ndarjes së tyre dhe kërkoi kujdestari të përbashkët të fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Rrëfimi i nënës së 13-vjeçares që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila një vit më parë nga miku i saj i cili e shtyu nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte me mamanë, ishte një ngjarje që la pas një dhimbje të madhe. Pas një viti, Gjykata e të Miturve në Bolonja vendosi ta dënonte autorin me 17 vite burg. Në një intervistë për Top Channel me gazetarin Jon Lumani, mamaja e Aurorës, Morena Corbellini, tregon se si e përjetoi ajo vendimin e gjykatës. Ajo e përshkroi Aurorën si një vajzë të mbyllur dhe të turpshme, të ëmbël e plotë dritë, e cila kishte dëshirë që të bëhej psikologe dhe të udhëtonte botën. Sa i përket vendimit të Gjykatës, ajo u shpreh se autori mori dënimin maksimal, por që nuk ishte i mjaftueshëm, pasi vajza e saj nuk jeton më, duke shtuar se ajo nuk kishte asnjë lidhje dashurie me autorin, por vetëm njohje si shokë. “Të sqarojmë një gjë: Aurora nuk kishte një lidhje dashurie, ajo ishte vetëm 13 vjeç, kështu që bëhej fjalë për diçka pak më shumë se një miqësi. Fakti që gazetarët e paraqitën si “të dashurin” e saj, sepse kështu tingëllonte më sensacionale, nuk përputhet as me fjalët e mia, as me realitetin. Megjithatë, po, isha në dijeni të kësaj simpatie. Vendimin e gjykatës e kam pritur pozitivisht nga ana ligjore, por si nënë nuk do të mund të jem kurrë plotësisht e kënaqur, sepse asgjë nuk do të ma kthejë Aurorën. Ai megjithatë është gjallë, mund të qeshë, të bëjë shaka dhe të mendojë për një të ardhme pasi të ketë kryer dënimin, vajza ime është bërë hi nga dora e tij. E përsëris, nga ana ligjore dhe për llojin e procesit, ky është pothuajse maksimumi që mund të jepej, por për mua nuk është i drejtë, nuk ekziston një dënim i mjaftueshëm për kë ka vrarë vajzën time”, rrëfen ajo. Corbellini shton se prej kohësh mendonte se ajo ia kishte ndaluar Aurorës të dilte me të riun që i mori jetën, pasi e dinte se ishte një person që nuk duhej shoqëruar. Gjithashtu tregon se do të krijojë një shoqatë për të ndihmuar prindërit dhe të rinjtë, të cilën do ta quajë “Drita e Aurorës”. “Nëse Aurora do të mund të më dëgjonte sot, do të kuptonte pse e urreja aq shumë atë djalë. Nuk i besoja, nuk doja që ta takonte, madje ia kisha ndaluar. Nuk e di pse, por instinkti më tregonte se ai nuk ishte një person që duhej frekuentuar. Uroj që të mos ketë më prindër që duhet të kalojnë atë që po kaloj unë. Jeta pa një fëmijë nuk është më jetë, prandaj do të krijoj një shoqatë në kujtim të saj, për të ndihmuar të rinjtë dhe prindërit. Ajo do të quhet “Drita e Aurorës” (La Luce di Aurora)”, tha ajo.

Një aleancë e madhe po formohet për bateritë me elektrolit të ngurtë - bashkohen BMW dhe Samsung

BMW, Samsung SDI dhe Solid Power kanë lidhur një partneritet për përmirësimin e teknologjisë së baterive me elektrolit të ngurtë për automjetet elektrike. BMW dhe Solid Power po bashkëpunojnë që nga viti 2022, ndërsa tani Samsung SDI do të ndihmojë në prodhimin masiv të qelizave dhe në inxhinierinë e materialeve. Samsung SDI do të prodhojë qeliza duke përdorur elektrolitin e ngurtë të Solid Power me bazë sulfidesh, ndërsa BMW do të përqendrohet në dizajnin e paketës dhe moduleve të baterisë. Së bashku, kompanitë synojnë të avancojnë drejt baterive më të sigurta dhe më efikase, të cilat me kalimin e kohës mund të mbështesin përdorim më të gjerë në automjetet elektrike dhe të kontribuojnë në përmirësimin e efikasitetit të përgjithshëm energjetik. Kompanitë kanë zhvilluar së bashku një sistem funksional për prodhimin e qelizave ASSB, që përfaqëson një hap kyç drejt prodhimit në shkallë të gjerë. Elektroliti me bazë sulfidesh i Solid Power është projektuar për përçueshmëri të lartë dhe stabilitet, dhe kompania pohon se bashkimi i forcave me BMW dhe Samsung SDI do të ndihmojë në afrimin e baterive të ngurta drejt përdorimit të gjerë. Në muajin maj, BMW arriti një pikë të rëndësishme duke kryer testime rrugore të baterive me elektrolit të ngurtë të Solid Power në një version të modifikuar të limuzinës i7. Testet e suksesshme përfaqësojnë një hap të madh drejt integrimit të kësaj teknologjie në modelet e ardhshme elektrike. Prodhuesi i automjeteve synon të fusë bateritë plotësisht të ngurta në automjetet e prodhimit deri në vitin 2030. Bateritë me elektrolit të ngurtë konsiderohen një përparim i madh, me potencial për të dyfishuar autonominë e vozitjes, për të ulur kohën e karikimit dhe për të zvogëluar kostot e përgjithshme. /Telegrafi/

Dy cilësime në Windows 11 mund ta ngadalësojnë kompjuterin tuaj - si ta rregulloni këtë?

Nëse ju duket se Windows 11 po punon më ngadalë se më parë, ndoshta problemi nuk është te hardueri, por te vetë sistemi. Sipas portalit Neowin, dy cilësime që janë të aktivizuara automatikisht në Windows 11 mund të ndikojnë ndjeshëm në performancën e kompjuterit tuaj. I pari në listë është sinkronizimi automatik i shërbimit OneDrive. Kjo funksion bën vazhdimisht kontrollin dhe përditësimin e skedarëve midis kompjuterit dhe ruajtjes në cloud, gjë që mund ta ngarkojë procesorin dhe lidhjen e internetit – sidomos në pajisje më të dobëta ose kur ka shumë skedarë për t’u sinkronizuar. Fajtori i dytë janë efektet vizuale të ndërfaqes, si animacionet, dritaret gjysmë të tejdukshme dhe hijet, të cilat i japin Windows-it një pamje moderne, por konsumojnë më shumë kujtesë (RAM) dhe burime grafike. Në kompjuterët me më pak RAM (veçanërisht nën 8 GB), kjo mund të shkaktojë ngadalësim të dukshëm. Microsoft ka konfirmuar se këto cilësime mund të ndikojnë në performancë dhe u rekomandon përdoruesve t’i përshtatin sipas nevojave të tyre. Ndërprisni përkohësisht sinkronizimin e OneDrive kur punoni me programe të rënda. Në cilësimet e sistemit, hapni opsionin “Adjust the appearance and performance of Windows” dhe çaktivizoni efektet vizuale që nuk ju nevojiten. Përditësoni rregullisht drejtuesit (driverët) dhe kontrolloni cilat aplikacione funksionojnë në sfond. Këto ndryshime të thjeshta mund ta përshpejtojnë kompjuterin tuaj pa asnjë kosto shtesë dhe mund t’i zgjasin jetën e përdorimit, sidomos nëse përdorni një pajisje më të vjetër. /Telegrafi/

Burrë përdor kon për të kapur një top akullore nga një distancë prej 19 metrave

N jë burrë nga Idaho me më shumë se 300 tituj të Guinness World Records shtoi një rekord tjetër në emrin e tij duke përdorur një kon për të kapur një top akulli nga një distancë prej rreth 19 metrave. Thyerësi i rekordeve, David Rush, u bashkua me Josh VanBattenburg, një anëtar i ekipit të YouTuber-it Josh Horton, për të synuar titullin për hedhjen dhe kapjen më të largët të akullores (ekip prej dy personash). Dyshja mori këtë sfidë në Simi Valley, Kaliforni. VanBattenburg hodhi akulloren nga një lugë, dhe Rush arriti ta kapte në konin e tij nga një distancë prej rreth 19 metrave. “Kapja u mat nga maja e këmbës së përparme të Josh deri te maja e këmbës sime kur akullorja ra në kon dhe qëndroi aty,” shkroi Rush.. /Telegrafi/