Basha: Ne e siguruam mandatarin, nuk e kemi luksin të shkojmë në zgjedhje
Basha: Ne e siguruam mandatarin, nuk e kemi luksin të shkojmë në zgjedhje
Basha: Ne e siguruam mandatarin, nuk e kemi luksin të shkojmë në zgjedhje
Lider pokreta Samoopredjeljenje Aljbin Kurti, najavio je da će Gljauk Konjufca biti novi kandidat za premijera iz te stranke dok će on, kako je rekao, preuzeti mesto ministra spoljnih poslova, piše Reporteri.
Pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për mandatarin e ri për kryeministër, të cilit iu ka besuar Glauk Konjufcës ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Deliu-Kodra përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. “9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja”, ka shkruar ajo. Në një tjetër postim ka thënë se “kandidati i nominuar pët krijimin e Qeverisë së Kosovës nga radhët e LVV-së, Glauk Konjufca, sapo e pranojë që nuk i ka numrat për votimin e kabinetit të tij, duke deklaruar se ‘i takon opozitës a dëshiron që të kemi dy palë zgjedhje, apo ta votojë Qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje, deri në kohë e rizgjedhjes së Presidentit ‘ “, ka thënë Deliu-Kodra. Tutje ajo ka pyetur: “Si ka mundësi që Presidentja e vendit të mandatoj një kandidat i cili ende pa shkuar në Kuvendin e Kosovës, thotë se krijimi apo jo i Qeverisë, varet nga votat e opozitës?!”. /Telegrafi/
“I dashuri bashkëudhëtar i fillimit të rrugëtimit tonë, i nderuari kryetar i Vetëvendosjes, kryeministër i Republikës, miku im Albin Kurti. Më lejo qysh në fillim me të siguru diçka që populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh më fuqishëm se në vitin 2021”- e nisi fjalën e tij i propozuari i Vetëvendosjes si mandatar […] The post Konjufca nuk tregon se a ka gjasa të jetë mandatari dytë i LVV-së për kryeministër appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Sirianët nuk kanë më arsye për azil në Gjermani tani që lufta civile në vendin e tyre ka mbaruar, tha kancelari gjerman Friedrich Merz, ndërsa konservatorët e tij kërkojnë të shmangin një ekstrem të djathtë në rritje përpara një sërë zgjedhjesh shtetërore vitin e ardhshëm. Gjermania ishte vendi i BE-së që priti numrin më të madh të refugjatëve nga lufta civile 14-vjeçare siriane për shkak të politikës së dyerve të hapura të ish-kancelares Angela Merkel, me rreth një milion sirianë që jetojnë në vend sot, transmeton Telegrafi. Por Merz dhe disa konservatorë të tjerë në kabinetin e tij të koalicionit thonë se situata ka ndryshuar pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assad dhjetorin e kaluar dhe përfundimit të luftës - pavarësisht faktit se Siria mbetet në një krizë të thellë humanitare dhe kthimet me forcë do të përballen me sfida të mëdha ligjore. "Tani nuk ka më arsye për azil në Gjermani, dhe për këtë arsye ne mund të fillojmë edhe me riatdhesimet", tha Merz vonë të hënën, duke shtuar se ai priste që shumë sirianë të ktheheshin me dëshirën e tyre për të rindërtuar vendin. "Pa këta njerëz, rindërtimi nuk do të jetë i mundur. Ata në Gjermani që refuzojnë të kthehen në vend, sigurisht, mund të deportohen gjithashtu në të ardhmen e afërt", shtoi ai. Alternativa për Gjermaninë, e ekstremit të djathtë, ka kaluar konservatorët e Merz në sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve të pesë landeve vitin e ardhshëm, të cilat mund t'i japin AfD-së kryeministrin e saj të parë. Partia ka bërë fushatë me një platformë anti-migrante dhe argumenton se Islami është i papajtueshëm me shoqërinë gjermane. Migrimi ka kryesuar vazhdimisht sondazhet rreth shqetësimeve kryesore të gjermanëve në vitet e fundit, dhe disa strategë konservatorë të zakonshëm besojnë se vetëm një politikë e ashpër e azilit mund t'i kundërvihet AfD-së. Të tjerë mbështesin sfidimin e AfD-së më fuqishëm. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kushtet në Siri aktualisht nuk lejojnë riatdhesime në shkallë të gjerë, me rreth 70% të popullsisë që ende mbështetet në ndihmën humanitare - një ndjenjë e përsëritur nga Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul gjatë udhëtimit të tij në vend javën e kaluar. Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, e quajti këtë "një shuplakë në fytyrë për viktimat e dhunës islamiste", duke iu referuar arrestimit të një siriani 22-vjeçar në Berlin të dielën, i akuzuar për përgatitjen e një sulmi "xhihadist", në të fundit nga një seri incidentesh të profilit të lartë që kanë nxitur shqetësime publike mbi sigurinë dhe migracionin. Gjermania ka shqyrtuar mundësinë e deportimit të sirianëve me precedentë kriminalë për disa muaj, dhe Merz tha të hënën se kishte ftuar presidentin sirian Ahmed al-Sharaa në Gjermani për të diskutuar çështjen. Tani po diskutohet një politikë e riatdhesimeve më të gjera - mundësisht vullnetare. Shefi i kancelarisë Thorsten Frei tha të hënën se burrat e rinj myslimanë sunitë "sigurisht nuk i nënshtrohen asnjë rreziku ose rreziku të varfërisë në Siri" më. "Gjermania do të jetë në gjendje t'i ndihmojë njerëzit në situata të tilla në mënyrë të qëndrueshme vetëm nëse, pasi vendi të jetë qetësuar, një pjesë e madhe e këtyre njerëzve kthehen në atdheun e tyre", tha Frei. Qindra mijëra boshnjakë u riatdhesuan nga Gjermania në fund të viteve të 90-ta pas përfundimit të luftës atje, kryesisht nëpërmjet kthimeve vullnetare, pjesërisht të nxitura nga dijenia se lejet e tyre të qëndrimit nuk do të zgjateshin. Bosnja e Hercegovina kishte një arkitekturë më të qartë paqeje, me monitorim ndërkombëtar, sesa Siria sot - dhe Gjermania ka të ngjarë të përballet me sfida ligjore nëse do të kërkonte të kthente me forcë sirianët. Vetëm rreth 1,000 sirianë u kthyen në Siri me ndihmën federale gjermane në gjysmën e parë të këtij viti. Qindra mijëra sirianë në Gjermani ende mbajnë vetëm leje qëndrimi të përkohshme. /Telegrafi/
Stili i jetesës është pasqyra e shëndetit tonë fizik dhe emocional, nga mënyra si ushqehemi,aktiviteti fizik dhe përdorimi i teknologjisë, te zgjedhjet e përditshme dhe ndërveprimi me të tjerët. Përmirësimi i tij kërkon informim, vullnet dhe alternativa, duke qenë të vetëdijshëm seasnjë zakon nuk ndryshohet brenda natës. Me datë 13 nëntor në Cortyard by Marriot Prishtina, Lifestyle Conference 2025 i hap dyert eveta dialogut rreth stilit të shëndetshëm të jetesës dhe rëndësisë së reduktimit të dëmit nga rutina e përditshme ditore. Vendimet e përditshme për të ushqyer trupin me shëndet, për të ushtruar ose për të ruajtur ekuilibrin mendor reflektohen më pas në familje, në punë dhe në komunitetin ku jetojmë. Në një kohë kur ritmi i jetës është gjithnjë e më intensiv dhe informacioni është gjithmonë njëklik larg, ruajtja e një stili jetese të shëndetshëm është një sfidë e vërtetë, ku reduktimi i rreziqeve luan një rol kyç. Është koha të përqafojmë qasjen e reduktimit të dëmit në çdo hallkë të jetës sonë, si një koncept që nuk synon të eliminojë menjëherë një sjellje, por të minimizojë rreziqet që ajo mbart.Le të jemi realistë: janë pikërisht zgjedhjet e vogla të përditshme ato që bëjnë diferencën, aplikimi i kremit të fytyrës, vendosja e syzeve, përdorimi i rripit të sigurimit, konsumimi i produkteve pa sheqer e yndyrë të shtuar, zgjedhja e alternativave pa tym, apo edhe një seancë10-minutëshe stërvitjeje kur nuk kemi kohë për një orë në palestër. Ndryshimi nis me reflektimin, pranimin dhe informimin, jo me stigmatizimin. Stili i jetesës dhe shëndeti nuk janë më përgjegjësi vetëm e mjekut, por e të gjithëve. Ndaj, është koha tëflasim më shumë, të informojmë dhe të ndajmë shembujt më të mirë. Lifestyle Conference 2025 është një platformë për reflektim, informim dhe promovim tëjetës së shëndetshme dhe reduktimit të rreziqeve nga alkooli, droga dhe duhani. Përmes prezantimeve dhe paneleve të diskutimit me profesionistë të shëndetit publik, mjekë,ligjërues, stomatologë, nutricionistë, farmacistë, trajnerë fizikë dhe gazetarë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri praktike, të rrjetëzohen dhe të inspirohen për të ndërtuarnjë stil jetese më të shëndetshëm dhe më të ndërgjegjshëm.
Millan Vukashinoviq, qytetar i Kosovës me nacionalitet serb, u rrëmbye të shtunën nga xhandarmëria serbe, sipas raportimit të Policisë së Kosovës. Avokati i tij, Ivan Niniq, ka bërë të ditur në intervistë për Radio Dukagjinin sot se gjendja shëndetësore e Vukashinoviqit është kritike dhe se të gjitha informacionet që posedon janë nga burime jozyrtare, pasi versioni zyrtar i institucioneve serbe ende mungon. Niniq ka bërë të ditur se nga vendi i ngjarjes është zhdukur automjeti i Millanit, një Lada Niva, si dhe të gjitha gjërat personale të tij. “Familja e Millan Vukashinoviq ka marr dje informacione për gjendjen e tij shëndetësore në Qendrën Klinike të Nishit, por këto informacione janë të pakta. Atij i është larguar njëra veshkë si dhe përhura e mushkërive, derisa plumbi që ka përfunduar në shtyllën kurrizore ende nuk është nxjerrë. Kështu që ne nuk e dimë se a do të mbetet Millani invalid, situata është kritike dhe ai gjendet në shok dhomë. Nëna e tij dhe anëtarët tjerë të familjes nuk ia dolën dje t’a shohin, kështu që ne nuk kemi asgjë zyrtare nga Qendra klinike në Nish, në veçanti nuk kemi informacione nga organet e sigurisë, mendoj ushtria serbe dhe policia serbe e cila që nga e shtuna nuk është deklaruar. Është fakt se organet shtetërore serbe nuk po deklarohen nga e shtuna, ngjarja ka ndodhur diku rreth mesditës. Ai ka humbur mjaft gjak gjatë bartjes nga Prokupla në Nish dhe kjo në mënyrë drastike është reflektuar në shëndetin e tij. Është evidente që ai nuk ka mundur të merr ndihmë adekuate mjekësore në Prokuple”, ka deklaruar ai. KFOR-i deklarohet pas rrëmbimit të shtetasit të Kosovës në kufi nga xhandarmëria serbe Niniq theksoi se duhet të ketë një hetim ligjor dhe nuk sheh arsye për mosdeklarimin e institucioneve serbe lidhur me rastin. “Unë dje isha pak i vrazhdë në deklarimin tim meqë i parashtrova pyetjen organeve serbe se a është qëlluar, Millan Vukashinoviq është qëlluar, meqë plumbi është në shtyllën kurrizore dhe se plaga hyrëse me shumë gjasë është nga pjesa e shpinës. Andaj ,nuk shoh arsye që opinionit mos t’i sqarohet në çfarë rrethana ka ndodhur ky incident, pse të gjitha institucionet po heshtin, pse nuk ka hetim, pse nuk është deklaruar prokuroria. Familja e Millanit ka të drejtë të di të vërtetën e plotë”, ka theksuar avokati. Avokati tha se ka informacion se në aksion kanë marrë pjesë tre automjete pa targa, që besohet se i përkasin Ushtrisë Serbe (Korpusi i Tretë në Nish). Një numër i madh personash të veshur me uniforme dhe maska pa shenja identifikuese kanë qenë të pranishëm në Prokuplje pas ngjarjes. Niniq shtoi se nuk mund të konfirmojë llojin e armatimit që është përdorur, si dhe rrethanat e saktë të plagosjes dhe rrëmbimit të Vukashinoviqit. Ai tha se është e rëndësishme që Vukashinoviq të ketë mundësinë të japë versionin e tij të ngjarjes. “Unë kam informacion se në aksion kanë marr pjesë 3 automjete pa targa, më se e besueshme se i takojnë ushtrisë serbe, Korrpusit të tretë në Nish, se një automjet ka qenë me targa dhe se numër i madh i personave të veshur me kombinezonë, uniforma maskuese pa shenja identifikuese dhe maska në kokë kanë qenë të pranishëm në Prokuple pas këtij incidenti. Unë nuk mund të pohoj se cilit formacion i takojnë dhe se a është plagosur ai gjatë aksionit që nënkupton edhe rrëmbimin e tij, apo ka qenë plagosje në një vend të hapur. Nuk mund të them as çfarë armatimi është përdorur. Në fakt unë nuk mund as të pohoj as të demantoj komunikatën e Policisë së Kosovës. Për ne është më e rëndësishme që Millani sa më parë të mund të thotë versionin e vet të ngjarjes. Tash Nuk e dijm se a është arrestuar, a i është caktuar masa e paraburgimit, a do të mund familja të bisedoj me të dhe a do të mund unë në cilësinë e avokatit të bisedoj me të në dhomën e tij në spital. Tash për tash absolutisht asgjë nuk është e qartë lidhur me këtë rast, përveç faktit se është qëlluar dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tij”, ka deklaruar ai për Radio Dukagjinin. /Telegrafi/
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se pas diskutimeve të zgjeruara dhe të thelluara brenda Lëvizjes, mandati i dytë për krijimin e qeverisë do t’i besohet Glauk Konjufcës. Pas këtij lajmi, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai në një postim në Facebook shkruan se presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme. “Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme. Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, shkruan ai. /Telegrafi/
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri, pasi sipas saj, asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë e re. Ky reagim i LDK-së erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër. Sipas LDK-së, shtyrjet procedurale dhe “interpretimet e stisura” vetëm sa […] The post Shpërndanë fletushka ‘Tyrbja fat apo fatkeqësi’, s’mbahet seanca ndaj të akuzuarve për nxitje të përçarjes appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .
Xi Jinping nuk njihet për “buzëqeshjet e tij të lehta”. Udhëheqësi më i fuqishëm komunist i Kinës në dekada ka ndërtuar “një reputacion të përforcuar” nga media shtetërore gjatë sundimit të tij 12-vjeçar si një dorë serioze dhe e qëndrueshme. Por imazhet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë tregojnë një anë tjetër të Xi - dhe një që nuk është e dukshme në imazhet e publikuara në vendin e tij, shkruan CNN , përcjell Telegrafi. Xi mori pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Korenë e Jugut, ku u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump për një takim dypalësh në Bazën Ajrore Gimhae në Busan. Të gjithë sytë ishin se si udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha në botë do të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre mbi një sërë temash, nga soja dhe fentanili te mineralet e rralla të tokës dhe çipat kompjuterikë. Por përveç diplomacisë së ashpër, fotografitë e publikuara nga Shtëpia e Bardhë kapën një moment të rrallë të sinqertë midis dy udhëheqësve. Në një dhomë të mbushur me diplomatë të veshur me kostume, Trump u pa në një imazh me krahun e shtrirë mbi tryezën e negociatave për t'i treguar Xi një copë letër. Çfarëdo që është shkruar ose shtypur në letër mbetet e panjohur. Në një imazh tjetër, udhëheqësi kinez duket se buzëqesh me sytë mbyllur, me ministrin e Jashtëm Wang Yi duke qeshur pranë tij. Nuk është e qartë nëse imazhet janë rregulluar në rend kronologjik. Ndërkohë, dy ditë më vonë, Xi u kap në kamera duke bërë një shaka kur shkëmbeu dhurata me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung. Dhe siç vlerëson CNN, dy momentet e papritura nga Xi bien ndesh me imazhin e tij të krijuar me kujdes në vend, ku ai u shfaq së fundmi duke kryesuar një paradë ushtarake me një kostum të Maos, një veshje e lidhur me Mao Ce Dunin, themeluesin e Kinës komuniste. - YouTube www.youtube.com Paraardhësi i Xi, Jiang Zemin, i cili shërbeu si president midis viteve 1993 dhe 2003, ishte i njohur për personalitetin e tij, talentin kozmopolit dhe gatishmërinë për të treguar aftësitë e tij gjuhësore dhe për të bashkëvepruar me gazetarët. Megjithatë, Xi ka ndjekur një kurs të ndryshëm. Së bashku me frenimin e lirisë së shprehjes në Kinë, ai ka ruajtur kontroll të rreptë mbi imazhin e tij dhe rrjedhën e informacionit. Politika e elitës është bërë aq e errët nën sundimin e tij saqë ekspertët kërkojnë çdo të dhënë për drejtimin e Kinës - nga analizimi i fjalëve të Xi për kuptimin e tyre të vërtetë deri te vlerësimi i ngjyrës së flokëve të tij. / Telegrafi /
Pas nominimit të Glauk Konjufcës për mandatar të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti pritet të marrë pozitën e Ministrit të Jashtëm në rast se qeveria e re formohet. Kështu ka bërë të ditur vetë Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. “Kabineti do të vazhdojë me të njëjtin përbërje që unë kam propozuar, ndërsa unë vetë marr vendin e Glaukut dhe Glauk Konjufca merr vendin tim”, tha Kurti. Ky vendim vjen pas vendimit të LVV-së për të propozuar Konjufcën si kryeministër, duke synuar stabilitet dhe evitimin e zgjedhjeve të parakohshme. Në deklarimin e tij Konjufca ka theksuar se prioriteti i qeverisë së re do të jetë stabiliteti politik, zbatimi i buxhetit dhe shërbimi ndaj interesit publik. /Telegrafi/
Abdixhiku: Kjo shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra, të marrë fund
Ish-lojtari i kombëtares angleze, Alex Oxlade-Chamberlain ka qenë lojtar i lirë që nga fundi i gushtit të këtij viti, ku u nda me klubin turk, Besiktas. Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit (38 milionë euro te Liverpooli) po stërvitet sot me ekipin e dytë të Arsenalit në përpjekje për të gjetur një klub të ri dhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e konfirmoi këtë. "Një personazh i shkëlqyer, një nga më të mirët që mund të gjesh në futboll. Do të ishte mirë t'i jepnim hapësirë për të ruajtur formën e tij dhe për të gjetur një klub”. “Djemtë tanë mund të mësojnë diçka prej tij. Pata privilegjin të luaja me Alexin dhe e di që ai do të jetë një model shumë i mirë", ka thënë trajneri spanjoll. Alex Oxlade-Chamberlain is training with @Arsenal as he searches for a new club He was with the Gunners between 2011 and 2017 before leaving for Liverpool, and most recently played for Besiktas in Turkey pic.twitter.com/m5NY45Dd9p — Premier League (@premierleague) November 3, 2025 Lëndimet ia ngadalësuan karrierën Oxlade-Chamberlain luajti për Besiktasin për dy sezonet e gjysmë së fundmi. Klubi turk ia ndërpreu kontratën këtë verë pas 50 paraqitjeve dhe pesë golave. Ai humbi një pjesë të mirë të sezonit të kaluar për shkak të lëndimeve që i kanë dëmtuar karrierën. Ai e filloi karrierën e tij te Southampton dhe u bashkua me Arsenalin në vitin 2011 për 14 milionë euro. Atje ai e vendosi veten si lojtar i ekipit të parë, duke bërë 198 paraqitje. Anglezi u transferua te Liverpool në vitin 2017 dhe largimi i tij mbetet shitja më e madhe e Arsenalit ndonjëherë. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2019 dhe u bë kampion i Ligës Premier me të njëjtin ekip një vit më vonë. Por dëmtimet e munduan atë dhe ai u bashkua me Besiktasin si transferim i lirë në fund të vitit 2023. Ai u soll atje nga Ole Gunnar Solskjaer. Me largimin e norvegjezit nga stoli, statusi i mesfushorit anglez ra, duke bërë që klubi t'ia ndërpresë kontratën një vit para se të skadonte. /Telegrafi/
Ish-lojtari i kombëtares angleze, Alex Oxlade-Chamberlain ka qenë lojtar i lirë që nga fundi i gushtit të këtij viti, ku u nda me klubin turk, Besiktas. Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit (38 milionë euro te Liverpooli) po stërvitet sot me ekipin e dytë të Arsenalit në përpjekje për të gjetur një klub të ri dhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e konfirmoi këtë. "Një personazh i shkëlqyer, një nga më të mirët që mund të gjesh në futboll. Do të ishte mirë t'i jepnim hapësirë për të ruajtur formën e tij dhe për të gjetur një klub”. “Djemtë tanë mund të mësojnë diçka prej tij. Pata privilegjin të luaja me Alexin dhe e di që ai do të jetë një model shumë i mirë", ka thënë trajneri spanjoll. Alex Oxlade-Chamberlain is training with @Arsenal as he searches for a new club He was with the Gunners between 2011 and 2017 before leaving for Liverpool, and most recently played for Besiktas in Turkey pic.twitter.com/m5NY45Dd9p — Premier League (@premierleague) November 3, 2025 Lëndimet ia ngadalësuan karrierën Oxlade-Chamberlain luajti për Besiktasin për dy sezonet e gjysmë së fundmi. Klubi turk ia ndërpreu kontratën këtë verë pas 50 paraqitjeve dhe pesë golave. Ai humbi një pjesë të mirë të sezonit të kaluar për shkak të lëndimeve që i kanë dëmtuar karrierën. Ai e filloi karrierën e tij te Southampton dhe u bashkua me Arsenalin në vitin 2011 për 14 milionë euro. Atje ai e vendosi veten si lojtar i ekipit të parë, duke bërë 198 paraqitje. Anglezi u transferua te Liverpool në vitin 2017 dhe largimi i tij mbetet shitja më e madhe e Arsenalit ndonjëherë. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2019 dhe u bë kampion i Ligës Premier me të njëjtin ekip një vit më vonë. Por dëmtimet e munduan atë dhe ai u bashkua me Besiktasin si transferim i lirë në fund të vitit 2023. Ai u soll atje nga Ole Gunnar Solskjaer. Me largimin e norvegjezit nga stoli, statusi i mesfushorit anglez ra, duke bërë që klubi t'ia ndërpresë kontratën një vit para se të skadonte. /Telegrafi/
Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, ka bërë një reagim që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, pas një postimi në Instastory ku krahasoi prezantueset televizive të dikurshme me ato të sotmet. Në postimin e saj, Behluli ndau një fotografi të një prezantueseje të vjetër nga arkivat e “RTSH”-së, duke vënë në dukje elegancën dhe natyrshmërinë e saj. Krahas imazhit, Gresa shtroi një pyetje që ndezi debat: “Krahasohet kjo me prezantueset e sotme?”. Foto: Instagram Ajo më tej shprehu habinë që, sipas saj, në ditët e sotme është e vështirë të gjesh një figurë televizive që përfaqëson bukurinë dhe finesën natyrale si dikur. “Qysh ka mundësi që sot as edhe një prezantuese me lyp në krejt shqiptarinë nuk mundesh me gjet si kjo… e bukur natyrale?”, shkruan ajo. Behluli shton se ndoshta ndryshimi që vihet re nuk lidhet vetëm me pamjen, por me mënyrën se si është transformuar shoqëria dhe trendet e kohës. “A po thjesht ka ndrru shija te ne si shoqni, e mandej po duhet edhe prezantueset e sotit me ju përshtat trendit?”, vazhdon ajo në reagimin e saj. Në fund, Gresa nuk nguron të kritikojë edhe nivelin e përgatitjes profesionale të disa figurave televizive të reja, duke thënë: “Shumica s’dinë dy fjalë me lidh, pa e lexu kurrë një libër e marrin guximin me udhëheq emisione". /Telegrafi/
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se është bërë qartazi e dukshme për opinionin publik dhe për të gjitha subjektet parlamentare se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë e re. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të LDK-së thuhet se në këtë rrethanë, shtyrjet procedurale dhe interpretimet e stisura vetëm sa thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës. “LDK-ja apelon për veprim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe afatet ligjore. Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri”, thuhet në njoftim. Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim LDK-ja konfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj rendit kushtetues, integritetit të procesit demokratik dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës. "Ne do të paraqesim para qytetarëve një program të qartë qeverisës, me zgjidhje të përgjegjshme për ekonominë, sundimin e ligjit dhe mirëqenien sociale. Vendit i duhet legjitimitet i ri dhe institucione që burojnë nga vullneti i lirë i qytetarëve e jo zvarritje, jo pazare dhe as improvizime. LDK-ja bën thirrje të veprohet me pjekuri, të shmanget retorika përçarëse dhe të kontribuohet në një proces të qetë e dinjitoz. Mandati për qeverisje u takon qytetarëve; le ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të drejta”. /Telegrafi/