Shikoni me vëmendje: nëna dhe vajza që shkëlqejnë – shembulli i bukurisë së përsosur
Kur bashkohen një nënë dhe vajzë të famshme, nuk mund të pritet asgjë më pak se një spektakël i vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për dy bukuroshe të kësaj shkalle Modelja e njohur Cindy Crawford dhe vajza e saj Kaia Gerber shkëlqyen krah për krah në mbrëmjen gala LACMA Art+Film, një ngjarje prestigjioze që mbahet çdo vit në Los Anxhelos dhe mbledh yjet më të mëdhenj të botës. Dy ikonat e modës mahnitën me veshjet e tyre nga shtëpia e famshme “Gucci”, duke dëshmuar edhe një herë pse konsiderohen ndër gratë më elegante të kohës sonë. Cindy zgjodhi një fustan të artë me shkëlqim, të mbuluar me pailletta dhe resha, që theksonin elegancën dhe feminilitetin e saj. Rripat e hollë të fustanit dhe dekolteja e sofistikuar i dhanë pamjes një prekje klasike. Modelja e famshme e kompletoi stilin me këpucë të zeza me taka dhe flokë të valëzuar në mënyrë karakteristike, transmeton Telegrafi. Krahas saj, Kaia Gerber tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq zjarrtë, që ndjek linjat e trupit dhe ka një dekolte më të thellë. E gjithë veshja ishte e mbuluar me shkëlqim të imët, duke krijuar një efekt spektakolar në dritë. Edhe ajo, ashtu si nëna e saj, zgjodhi këpucë të zeza elegante dhe flokë të valëzuar lehtë, duke theksuar ngjashmërinë e pabesueshme mes tyre. Cindy Crawford është pjesë e “gjeneratës së artë” të supermodeleve, që dikur pushtuan botën e modës, ndërsa Kaia po ecën me hapa të sigurt si trashëgimtare e denjë e bukurisë dhe elegancës së nënës së saj, përballë së cilës, edhe këtë herë, të gjithë mbetën pa fjalë. /Telegrafi/